fbpx

Janakieski: Nuk e di sa të paskrupullt të jemi…

-

Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër, sot në hotel “Best vestern” rezentoi pjesë nga “bombat” të cilat kanë të bëjnë me parregullsitë zgjedhore në atë komunë dhe kërkoi dorëheqje dhe qeveri kalimtare.

Në incizimet epublikuara sot, sipas Zhernovskit, ka biseda në mes të drejtorit të DSK, Sasho Mijallkov, dhe redaktorit të “Sitel”, Dragan Pavlloviq-Llatas. nga incizimi dëgjohet se si thonë se “shumë lehtë do ta vënë Andrej Zhernovskin në makinë”, gjersa, në incizim tjetër, Mijallkov dhe ministri Mile Janakievski merren vesh se si t’ia legalizojnë ndërtimin pa leje një këshilltari të Komunës Qendër nga partia Alternativa e re.

SM: Kjo tani që ma dërgove, çka është? Vendim i gatshëm?

MJ: Po, po. Vendim, vetëm të paguajë atë. Mendoj mundet ne t’i paguajmë, por duhet ai të nënshkruajë dhe t’i japim sot pëlqim.

SM: çka t’i jepni sot?

MJ: Pëlqim se i është legalizuar shtëpia. Sepse, dy hapa janë…

SM: Prit tani, çka t’i them unë atij, këtë e ke gati prano?

MJ: Ti i thua, ja ku e ke, të qerasim legalizim të shtëpisë, që ta paguajë…

SM: Unë do t’ia them atij kështu. Te unë e ke në zyrë, nesër shihemi unë e ti.

MJ: E, ashtu dhe gati. Hajt.

SM: ama, prit tani. Çka nëse ai thotë, unë nuk jam i gatshëm ta pranoj punën çka duhet t’i them atëherë… apo çka?

MJ: Pak është e pakuptimtë kjo. Në këtë rast nëse i themi gati e ke, duhet t’i themi, kjë është nga ne, të qerasim.

MJ: Do ta luajmë dhe pastaj ai edhe mëtej, unë kështu mendoj, a? njëherë ka kaluar…

SM: mendoj se kështu është më e mençur, atij t’i themi, dëgjo, ja, nëse jo, asgjë. Kupton?

Në incizime, sipas opozitës, mund të dëgjohen ministrat e punëve të brendshme dhe shëndetësisë, Gardana Jankullovska dhe Nikolla todorov, se si bisedojnë për përgjigjet në pyetjet të cilat ia kanë parashtruar nga Komisioni zgjedhor shtetëror për listat zgjedhore dhe se Jankulloska nuk do ta pranojë Zhernovskin edhe përskaj asaj që ai ka insistuar për takim.

Zhernovski prezentoi edhe biseda të Janakieskit me Sasho Mijallkovin, Biljana Brishkovskën, Irena Mishevën dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Gjatë bisedave me Mijallkovin dhe me Gruevskin, Janakieski merret vesh se si të bëhen të pavlefshme fletëvotime në Qendër që të fitojnë kohë. Gruevski gjatë kësaj thotë: Po, po. Edhe unë i thashë Ninos të parashtrojmë, nëse jo për tjetër, sëpaku të blejmë ditë, e di. Të kryejmë aty punë që kemi në Qendër”.

Mile Janakievski në bisedë me Mijallkovin, ndër të tjera thotë “do ta çvendos ndërtesën, gjithë ndërtesën do ta zhvendos, do t’i mbyll që të mos dalin ata të “Bristolit!, mor do ta zhvendos atë ndërtesë që është te Bristoli, nënën do t’ua … Shumë dallim na bënë në p… s…”.

Në bisedë me ndonjë Riste, ministresha Jankulloska thotë se po bëjnë broçkulla me parashtrimin e ankesave në Qendër, por se i është paraqitur për diç tjetër: “ Mor unë për diç tjetër të kërkoj. Kanë caktuar Komuna Qendër në mëngjes disa përmendore jashtë gabariti të vendosen… E dhe tani kjo ndoshta do t’ishte punë normale të fitonim, por ne nuk fituam. t’i rrotullosh Zoran Markovskit të jenë të mobilizuar dhe pak më shumë të ketë në punë policë sepse mund që komunjarët të dalin, kjo në mëngjes do të jetë, ata do të flenë, por e di si, nuk di kur do të ngjajë në mëngjes në orën 6, që nga sonte paraqitu te Zoran Markovski”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.