fbpx

Gruevski: Kush do të jetë kryeministër vendosin qytetarët, jo Zaevi

-

Kryeministri Gruevski nuk i pranoi kërkesat kryesore politike të liderit të opozitës Zoran Zaev për dorëheqjen e Qeverisë dhe formimin e një Qeverie kalimtare. Sipas kryeministrit, për funksionin që ai e kryen mund të vendosin vetëm qytetarët.

“Kërkesa e tyre kryesore ishte të formohet e ashtuquajtura qeveri kalimtare. Diçka si koalicion i gjerë nëse mund të kuptoj mirë dhe dorëheqje nga qeveria, nga unë, nga ministrat e tj. Për atë se kush do të jetë në qeveri e kush jo, vendosin qytetarët e Maqedonisë në zgjedhje. Ata janë që vlerësojnë, japin votën, besimin se cila parti politike dhe kush do të jetë kryeministër, e jo z. Zoran Zaev”, deklaroi kryeministër Nikolla Gruevski.

“Ne çdo herë jemi të gatshëm për dialog politik, me baza parimore për diçka që është parimore që të bisedohet. Nuk mund të bisedohet, për shembull kush e ka besimin e qytetarëve sepse këtë e thonë vetë qytetarët. Por mund të bisedohet për shumë çështje tjera që mund të zgjidhen, të tejkalohen etj”, tha kryeministëri Nikolla Gruevski.

Reagimet e Gruevskit vijnë vetëm dy ditë pasi lideri i LSDM-së Zaev publikoi një varg regjistrimesh ku drejtpërdrejtë akuzoi pushtetin për kërcënime, presione, madje edhe falsifikim të vullnetit të votuesve në zgjedhje.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.