fbpx

Zhernovski: Tani qytetarët e shohin se çfarë ka ndodhur në Maqedoni

-

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, Andrej Zhernovski tha se këshilltari të cilit Sasho Mijalkov dhe Mile Janakieski i kanë ofruar ryshfet, edhe krahas presionit të madh, nuk  ka pranuar.

Kryetari i komunës uroi këshilltarin nga partia Alternativa e Re dhe tha se kanë biseduar dhe e ka ditur në çfarë presioni ka kaluar. Zhernovski tha se presion ka pasur edhe për këshilltarë tjerë, por nuk deshi të flet në emër të tyre.

Si përgjigje në pyetjen e gazetarëve, kryetari i komunës tha se presioni ka qenë më i madh aty ku opozita ka qenë në epërsi dhe ka pasur mundësi më të mëdha për fitore dhe se nuk ka pasur kurrfarë materiale për Miroslav Shipoviq, por “shpreson se do t’i ketë”.

-Jam i sigurt se edhe ka qenë nën presion sikur edhe këshilltarët tjerë. Ne për këtë kem biseduar edhe gjatë tre raundeve të kaluara zgjedhore, por një pjesë e qytetarëve besuan e një pjesë jo. Nuk i akuzoj se nuk kishim fakte. Tani, me faktet tona, të gjithë besojnë dhe shohin se çfarë ka ndodhur në Maqedoni- theksoi Zhernovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.