fbpx

Interpoli në kërkim të “bankierit të Putinit”

-

Interpoli ka ngritur kërkimin pas Sergej Pugaçevit, i njohur njëkohësisht si “bankieri i Putinit”.

Në uebfaqen e Interpolit qëndron se Pugaçevin “ e kërkojnë organet gjyqësore në Rusi për shkak të procedurës penale”. Interpoli, gjithashtu, apelon te të gjithë që dinë se ku ndodhet, të kontaktojnë me agjencinë, por askund në mënyrë eksplicite nuk e kërkojnë burgosjen e tij.

Autoritetet ruse e akuzuan Pugaçevin për vjedhje të parave shtetërore, të cilat gjatë kohës së krizës globale financiare gjatë 2008-2009 i ka shtypur për ta përkrahur tanimë bankën e tij të fikur Mezhprombank.

Pugaçevi deri në qershor të këtij viti, ishte pronar shumicë i zinxhirit luksoz francet për ushqim “Ediar”. Thuhet se, Pugaçev ka bankrotuar, ka braktisur Rusinë dhe është zhvendosur në vend të panjohur. Që prej atëherë është njëri nga kritikuesit më të zëshëm të kryetarit rus Vladimir Putin.

Bankieri i mëhershëm, për “Financial times”, në tetor deklaroi se “sot në Rusi nuk ekziston pronësi private, ekzistojnë vetëm shërbëtorë të cilët i takojnë Putinit”.

-Biznesi i madh nuk mund të jetojë si përpara. Ai duhet të jetojë nën rregullat ushtarake- shtoi Pugaçev.

Deklaratat e tij paraqesin kontrast në krahasim me pohimet e kritikuesve se Pugaçev është njëri nga njerëzit që kanë nxitur fushatën për nacionalizim të Rusisë, e cila filloi qyshkur Putin për herë të parë u bë kryetar në vitin 2000.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.