Një nga mekanizmat më efikas për të forcuar ndikimin rus në Evropën Juglindore (EJL) ka qenë përdorimi i instrumenteve të sakta të forcës, si “kapja” e mediave, lidhjet kulturore dhe fetare dhe sponsorimi i veprimtarive të shoqërisë civile, njofton Meta.mk.

Qëllimi i këtyre shoqërive është krijimi i një ambienti të favorshëm për praninë e bizneseve ruse, e në të njëjtën kohë të thellohen ndarjeve politike dhe të mbillet mosbesimi në integrimin euro-atlantik të rajonit. Të forcuara nga prania saktësisht e orientuar ekonomike në sektorin e mediave dhe paraqitjet agresive ushtarake dhe gjeopolitike, instrumentet e mprehta të pushtetit kanë ndryshuar me sukses narracionet socio-kulturore në shumë vende në EJL. Rusia ka punuar në mënyrë aktive për të shkundur qëndrimet e shoqërive ndaj vlerave liberale dhe demokratike dhe qëndrimeve kulturore e historike përmes dyshimit të hapur për faktet dhe duke nxitur narracione që nuk bazohen në prova.

Këto janë pjesë e konkluzioneve të paraqitura në studimin “Rregullat e lojës së Kremlinit“ të Qendrës bullgare për studim të demokracisë mbi mekanizmat e ndikimit rus pas vitit 2014, që u zhvillua me ndihmën e 10 studiuesve dhe gazetarëve hulumtues nga rajoni.

Për nevojat e studimi janë intervistuar ose u këshillua me dhjetëra përfaqësues të strukturave të NATO-s, BE-së, Departamentit të Shtetit të ShBA-së dhe ministrive të punëve të jashtme, organizata të shoqërisë civile nga ShBA dhe Evropa e të tjerë.

“Rezultati i kësaj strategjie ka qenë rritja e tensioneve sociale dhe paqëndrueshmëria politike në EJL. Linjat më të dukshme të përçarjes për të cilat Kremlini ka bërë një goditje plotësuese janë ngritja e nacionalizmit etnik në BeH, protestat anti-NATO në Mal të Zi dhe trazirat politike në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të vitit 2016”, thuhet në studim.

“Kremlini i ka mbuluar mediat rajonale me narracione propagande dhe dezinformuese ruse. Rusia ka përdorur problemet financiare për krijimin e përmbajtjeve mediatike dhe nivelin e ulët të lirisë së mediave në EJL për të forcuar fuqinë e saj të mprehtë. U përqendrua në krijimin e përmbajtjeve falas me një anim kah Kremlini, e përforcoi varësinë ekonomike të mediave përmes pronësisë së drejtpërdrejtë ose të ardhurave nga reklamat, dhe i ndihmoi lidhjet (jo) formale politike zyrtare me grupet dhe interesat e mediave pro-ruse. Mungesa e transparencës në lidhje me pronësinë e mediave, së bashku me konfliktet e nën-përfaqësuara të interesit dhe standardet etike e forcuan ndikimin e Rusisë në rajon”, thuhet në analizë.

Autorët e analizës së Qendrës bullgare për studim të demokracisë, e cila e konstaton situatën në Bullgari, Shqipëri, Maqedoninë e  Veriut, Serbi, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Mal të Zi, rekomandojnë një sërë masash për të mposhtur situatat e tilla.

Rekomandohet që qeveritë e EJL-së, në bashkëpunim me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë, të rritin strategjitë e tyre për të luftuar kapjen e shtetit, për të diversifikuar hyrjet e kapitalit të huaj, për të instaluar masa më serioze fiskale dhe anti-trust për të kontrolluar kompanitë ruse, por edhe BE-ja të përfshihet më fuqishëm në rrjedhat ekonomike dhe politike të Ballkanit.

Për sa i përket Bullgarisë, theksohet se ndikimi rus në media realizohet përmes disa kanaleve televizive kabllore të vogla si “Kanal 3” dhe “Alfa” dhe në të paktën tre gazeta – “Duma”, “Zemja” dhe “Ataka”, të lidhura drejtpërdrejt me Rusinë qoftë përmes pronarëve të tyre ose përmes ndikimit në përmbajtjen që botohen.

“Disa nga gazetat e përditshme më tirazhin më të madh si “Telegraf”, “Trud”, “Monitor” dhe “24 çasa” përhapin propagandë ruse përmes vëmendjes së veçantë për atë se sa e drejtë ishte politika e jashtme ruse në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine, sa e rëndësishme ishin për të Evropën, Bullgarinë dhe Ballkanin janë projektet energjetike ruse dhe sa të neveritshme janë vlerat euroatlantike”, thuhet në studim.