fbpx

Hojt Ji: Falja duhet të tërhiqet plotësisht e jo pjesërisht

-

Ne fuqishëm mbështesim marrëveshjen e Përzhinës, dhe pa marrë parasysh se kush është në Qeveri, ne kërkojmë veprime dhe JO fjalë, vepra dhe jo premtime, ishte ky mesazhi pa doreza diplomatike i zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror amerikan për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee, i cili gjendet në Maqedoni dhe është takuar me liderët partiak nënshkruese të Marrëveshje së Përzhinës.

“Partitë politike dhe liderët duhet ti japin mbështetje të plotë institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe Prokurorinë Speciale. Përderisa nuk ka llogaridhënie dhe ballafaqim me drejtësinë për keqpërdorimet e mundshme në lidhje skandalin e përgjimeve dhe krimeve të tjera, Maqedonia do të mbetet e ngujuar në këtë krizë politike dhe nuk do të mundet të ecë përpara NATO-s dhe BE-së. “ tha Hoyt Brian Yee.

Ai më tej theksoi se Amerika kërkon nga Qeveria të zbatojë reformat që kërkohen me Marrëveshjen e Përzhinës duke lënë institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre.

“Qeveria përmes veprave duhet ta dëshmojë përkushtimin e saj për të pasur një demokraci të fuqishme dhe pluralizëm, gjithashtu për të zbatuar reformat që u përcaktuan me Marrëveshjen e Përzhinës duke nënkuptuar kyçjen e opozitës dhe sektorit civil në procesin e reformimit të vendit. U bëjmë thirrje liderëve të Maqedonisë të zbatojnë reformat e Përzhinës, ti forcojnë institucionet  për të ndërtuar një Qeveri inkluzive dhe me përgjegjësi. Nëse liderët veprojnë kështu SHBA do të vazhdojë përkrahjen e saj të fuqishme për këtë vend. Institucionet e fuqishme dhe të pavarura janë nevojë urgjente e Maqedonisë, ata duhet të jenë të lira për ta kryer punën e vet, pa ndërhyrje partiake dhe të kenë resurset e duhura,  posaçërisht ata që zbatojnë drejtësinë. Amerika mbështet demokracinë dhe vendet ku ka sundim të ligjit. “ tha Hoyt Brian Yee.

Ai tha se Maqedonia ka mbetur pas, ndërsa me anë të reformave duhet të ec përpara që të mbërrijë përparimin e vendeve fqinje.a

Në Maqedoni, shkaku i krizës politike për vizitë qëndron edhe i dërguari special gjerman, Johanes Hajndëll si dhe i dërguari nga Holanda, Drejtori Gjeneral për Bashkëpunim Evropian, Robert de Groot.

Dje Kuvendi i Maqedonisë ka mbajtur seancën e 101-të, seancë kjo e mbajtur pas shpërbërjes së Kuvendit. Me 96 vota pro deputetët në Maqedoni votuan ndryshimet në Kodin zgjedhor që nënkupton edhe shtyerjen e zgjedhjeve në afat të pacaktuar. Njëkohësisht janë shkarkuar edhe ministrat e LSDM-së, i MPB-së, Oliver Spasovski dhe e Ministrisë për Politikë dhe Politikë Sociale, Frosina Remenski duke emërtuar ministrat e VMRO-së në vend të tyre.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.