Sot para Kuvendit pritet të arrijnë dy nisma për tërheqjen e faljes së presidentit Gjorgje Ivanov.
BDI paralajmëron se do të propozojnë amendamente për plotësimin e Ligjit për falje me të cilat presidenti do të ketë të drejtë të shfuqizoj falje për të gjithë 56 personat apo pjesërisht të tërheq vendimin me kërkesë të personave të falur.
LSDM kërkon komisioni ligjvënës- juridik përmes interpretimit autentik të Ligjit për falje të merr vendim se neni 1 i Ligjit për falje nuk ekziston dhe në këtë bazë Ivanov s’ka mundur të merr vendim për falje.