fbpx

Han nesër në Shkup në takim joformal ministror për Ballkanin Perëndimor

-

Takimi i gjashtë ministror i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mbahet nesër në Shkup ku do të flitet për bashkëpunimin rajonal. Në takim, krahas ministrave të jashtëm dhe atyre të energjetikës nga vendet ballkanike si pjesë e Procesit të Berlinit, do të marrin pjesë edhe euro- komisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, nënsekretari italian për punë të jashtme, Vinçenco Amendola dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal, Goran Svilanoviq.

Siç njoftojnë nga MPJ-ja maqedonase, në takimin joformal do të bisedohet për çështje nga fusha e bashkëpunimit rajonal në segmente të ndryshme, por me theks të veçantë të sfidave të përbashkëta rajonale, prosperitetin ekonomik  dhe lidhjen e përbashkët, sundimin e të drejtës dhe kundër –korrupsionit, në funksion të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit në BE.

“Ministrat e jashtëm do të mbajnë sesion të përbashkët me ministrat për energjetikë, ku do të diskutohet për zbatimin e vendimeve nga Samiti i Parisit dhe pritjet nga samiti i ardhshëm në Tërst në suazat e të ashtuquajturit “Procesi i Berlinit”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Gjatë ditës së nesërme, pas takimit ministror, Han do të ketë takime me përfaqësuesit e sektorit civil si dhe takime të ndara me liderët e partive politike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.