fbpx

VMRO DPMNE: Bisedimet e sërishme për Marrëveshje kornize është hapje e Kutisë së Pandorës

-

Bisedimet e sërishme për Marrëveshjen kornizë të Ohrit, që po e aktualizon Platforma e re e partive shqiptare, është hapje e Kutisë së Pandorës për çka VMRO DPMNE gjatë bisedimeve me BDI-në refuzoi të bisedoj për Platformën, është theksuar në takimin mes liderit të VMRO-së Nikola Gruevski dhe ambasadores së Turqisë, Erkal Kara.

Siç kanë thënë nga VMRO DPMNE në takim, pikërisht Platforma e partive shqiptare gjegjësisht kërkesa për dygjuhësi në tërë territorin e vendit, ka qenë shkaku për mossuksesin e bisedimeve me BDI-në për formimin e Qeverisë e jo PSP, siç thonë nga partia e Ali Ahmetit.

Kjo parti ka përsëritur qëndrimin se nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare ndërsa në pyetjen e ambasadores nëse ato do të jepnin rezultatin e duhur për tejkalimin e situatës aktuale, Gruevski ka theksuar se ato i sheh si “mundësi për shtetin” e në të kundërtën “alternativa është kriza e vazhdueshme”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.