fbpx

Gruevski shumë i zënë që të del në duel televiziv në TVM dhe “Telma”

-

Krerët e partive më të mëdha, Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk do të kenë ballafaqim zgjedhor mes vete.

Duele të këtilla televizive të krerëve të VMRO DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së janë caktuar në disa televizione, por ato u anuluan sepse, siç deklaruan disa liderë, janë shumë të zënë

Ballafaqimi zgjedhor mes liderëve të katër partive politike për nesër ishte caktuar në servisin nacional RTVM dhe televizionin “Telma”, por kjo nuk do të ndodh.

Redaktorja e RTVM-së, Santa Argirova për “Meta” thotë se ftesa për debat në servisin nacional e kanë refuzuar tre nga katër liderët. I vetmi që ka pranuar duel është kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Për shkak se janë të zënë, refuzuan krerët e VMRO-së, Nikolla Gruevski, i BDI-së, Ali Ahmeti dhe PDSH-së, Menduh Thaçi. I vetmi që pranoi takim është lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, kështu që besojmë që të enjten do të kemi intervistë të shkurtër me të” thotë Argirova.

Edhe nga televizioni “Telma” thonë se Gruevski ka refuzuar ftesën për shkak se është i zënë shumë.

“Ftesë për duel televiziv kishin dy partitë më të mëdha të bllokut maqedonas. Zoran Zaev pranoi duel, por Nikolla Gruevski refuzoi me arsyetimin se është i zënë. Ne në televizionin “Telma” jemi të habitur se si mundet një lider i partisë në pushtet për këto 10 vite, të mos gjej kohë për duel dhe të del publikisht në ballafaqim” deklaroi për “Meta”, drejtori dhe kryeredaktori i “Telma”, Atanas Kirovski.

Para dy javëve “Meta” pyeti zëdhënësin e VMRO DPMNE-së, Ivo Kotevskin nëse kreu Gruevski do t’i përgjigjet oponentit të tij politik për duel televiziv ndërsa ai tha se nuk do të thotë se duhet t’i jepet çdo gjë që kërkon Zaevi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.