fbpx

Me 528 vota, Gruevski rizgjidhet kryetar i VMRO – DPMNE-së

-

Lideri aktual Nikolla Gruevski mori mandatin e katër edhe në katër vitet e ardhshëm do të jetë në kryer të VMRO DPMNE-së, pas votimit të sotëm të delegatëve në Kongresin e 15-të të partisë që u mbajt në Kumanovë.

Siç njofton kryetari i Komisionit për zbatimin e zgjedhjeve për emërimin e kryetarit, Ilija Dimovski nga gjithsej 560 delegatë, kanë votuar 529 prej të cilëve 528 “për” dhe një votë ka qenë e pavlefshme.

Në fjalimin e tij Gruevski theksoi se qëllimi i VMRO DPMNE në krye me të do të jetë për “Maqedoni evropiane”.

“Ne kemi qëllim të përbashkët. Ne punojmë së bashku. Qëllim ynë është Maqedonia e fuqishme, e suksesshme dhe me prosperitet. Maqedonia evropiane. Vend me papunësi të ulët, me standard më të lartë jetësor, me bujk më të pasur, me më shumë dituri dhe kreativitet. Me pensionist më të lumtur, Vend me qytetarë të lirë, me mundësi për zgjedhje dhe gjasa për sukses”, porositi Gruevski në Kongres.

Ai edh sot foli për opozitën dhe veprimet e tyre. Sipas tij,opozitarët agjendën e tyre politike e mbështetën në fjalën “liri”, por me këtë e keqpërdorin këtë term për realizimin e interesave të tyre ndërsa “këtë rrëfim e kanë pranuar edhe disa shtete nga komuniteti ndërkombëtarë, si vegël për presioni, secila duke filluar prej interesave të tyre.

“Opozita është më së paku që mund të flet për liri dhe demokraci. Kjo për dikë mund të tingëllojë si magji, por opozita është faktori më jo-demokratik në shtet, jo vetëm për shkak të ngjarjeve të fundit, por edhe për shkak të filozofisë së sjelljes që ajo e ka në këto 20 vite. Ajo është e vendosur në atë parti dhe mundet lirisht të definohet me një fjalë – ata thonë – kur ata janë në pushtet ka liri, kur ata nuk janë, nuk ka liri. Unë pohoj se ka liri dhe demokraci, edhe atë shumë më shumë se në disa vende tjera. Por, esenca është si e kuptojnë ata e si ne e kuptojmë lirinë” tha Gruevski.

Duke bërë një retrospektivë të projekteve të deritanishëm, kryetari i VMRO DPMNE dhe kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski si prioritete në punën e mëtutjeshme përmendi projektet ekonomike, thithjen e investitorëve të huaj dhe projektet në infrastrukturë.

Si obligim dhe “punë të pakryer” ai përmendi arsimin ndërsa kritikoi protestat e studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme kundër reformave qeveritare.

“Në vendet e zhvilluara dhe të suksesshme, të fuqishme ekonomikisht, me fuqi punëtorë cilësore nuk zhvillohet kurrfarë diskutimi për atë nëse notat në fakultet duhet të merren me mësim apo jo. Në atë vende nuk ka protesta të shkollave të mesme që në shekullin 21 kërkojnë që provimin e maturës të mos e japin në formë elektronike. Për këtë jam paksa i zhgënjyer jo nga nxënësit, por nga prindërit që me shkurtpamësi qëndruan pas fëmijëve të tyre, që kinse mos të mundohen me lëndën e matematikës. Edhe më shumë jam zhgënjyer kur prindërit i mbështesin fëmijët në protesta, jo pse mendojnë se është në rregull kërkesa e tyre, por për shkak se janë opsion i kundër politik se ne” tha Gruevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.