fbpx

Gruevski dhe Bogov paralajmërojnë për “shqetësim” tek investitorët dhe kompanitë

-

 

Në tubimin e djeshëm “Maqedonia e fuqishme”, kryeministri Nikolla Gruevski theksoi se edhe pse deri më tani nuk kishte dëme më serioze ndaj ekonomisë, gjendja psikologjike e sulmit terrorist, si dhe deklaratat e Zaevit se “do të derdhet gjak”, kanë filluar t’i shkaktojnë probleme ekonomisë vendore, në veçanti në pjesën e eksportit.

“Është paraqitur shqetësim tek investitorët e huaj, njësoj sikur edhe tek ato vendorë, por kompanitë nuk duhet të druajnë. Kanë qeveri me prirje miqësore, e cila i kupton dhe në vazhdimësi iu ndihmon që ta bëjnë këtë- nënvizoi Gruevski.

Edhe sipas guvernatorit Dimitar Bogov, ndikimi negativ i krizës politike do të ndjehej në anulimin e investimeve, si të kompanive vendore, ashtu edhe të atyre jashtë vendit, që do të pamundësoj vende të reja të punës dhe rritje të rrogave.

“Zakonisht investitorët janë shumë të ndjeshëm në pasiguri. Atyre iu duhet siguri dhe stabilitet- deklaroi Bogov.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Lidhje së odave ekonomike të Maqedonisë, Mitko Aleksov, sektori i biznesit ka filluar t’i ndjej efektet negative nga ajo që ndodhi në vend.

“Pasiguria ndikon drejtpërdrejtë ndaj sektorit të biznesit. Në veçanti tek kompanitë që kanë planifikuar investime dhe zhvillim, mund të ketë rishqyrtim të vendimeve të marra më herët. Është evidente ulja në pjesën e konsumit personal. Ekzistojnë tregues në sektor të caktuar për anulimin e porosive dhe rishqyrtimin e vëllimit për periudhën në vijim- konsideron Aleksov.

A ndikon kriza ndaj ekonomisë, do të dihet në qershor apo korrik, kur do të grumbullohen të dhënat për lëvizjet në ekonomi në prill dhe maj.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.