Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias vlerëson se BE ka përkëdhelë Maqedoninë, nuk ia ka mësuar kulturën e kompromiseve dhe për këtë është bllokuar në krizën aktuale politike. Mënyra se si BE është sjellë ndaj Maqedonisë, duke e bindur se nuk do të jetë patjetër të bëj kompromise me Greqinë dhe faktori shqiptarë sepse kështu do të bëhet presion ndaj Athinës, sipas Kozias është arsye pse qeveria maqedonase nuk ka kulturë të drejtë politike dhe kuptim për nevojën e zgjidhjeve të kompromisit. Kozias deklaroi këtë për korrespodentët e huaj në Bruksel, pas takimit të djeshëm në nivel të ministrave të jashtëm të BE-së, ku u diskutua edhe për Maqedoninë.

Kozias theksoi se ngjarjet dhe incidentet në Maqedoni shkaktojnë shqetësim në BE se e tërë situata do të mund të shkaktoj destabilizim të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, megjithatë, faji nuk duhet të kërkohet në faktin që Greqia në vitet 2007/08 nuk lejoi fillimin e negociatave për Maqedoninë për aderim në BE.

“Theksova se nuk duhet të lidhet data kur janë treguar skandalet me datën kur fillojnë. Tanimë është dëshmuar se përgjimet e bisedave telefonike dhe masat jo- demokratike në IJRM kanë filluar prej vitit 2007-të, vlerëson Kozias.

Ai në takimin e shefave evropian të diplomacive ka nënvizuar se për ngjarjet në Maqedoni nuk është fajtore Greqia, por disa shtete- anëtare të BE-së, që sipas politikës që e kanë pasur ndaj Shkupit, e kanë bindur qeverinë maqedonase se është lehtë të bëhet presion ndaj Greqisë që të ndryshohen pozicionet e saj dhe për këtë shkak nuk është patjetër të ndiqet kultura evropiane e ndjekjes së ligjeve evropiane, rregullave dhe kulturën e kompromisit për zgjidhjen e problemeve.

“Kur me vite i thonë qeverisë së shtetit fqinj se nuk ka nevojë të bëj kompromis sepse do të bëhet presion ndaj Greqisë, atëherë politika e jashtme e qeverisë së IRJM mësohet se nuk ka nevojë për kompromise. Kur vazhdimisht e mësojnë shtetin- edhe krahas intervenimeve jo- konstruktive greke këto 15 vitet e fundit – se nuk është patjetër të bëj kompromis me faktori shqiptar sepse opinioni ndërkombëtarë do t’u bëj partive shqiptare presion, është e qartë se lideri i këtij ekipi do të vijë në përfundim se nuk duhet të bëj kompromise as me opozitën e tyre. Mungesa e kulturës politike dhe respektit ndaj sundimit të së drejtës tregon se dikush i ka përkëdhelur- shtoi Kozias.

Shefi i diplomacisë greke në takim ka nxjerrë edhe një tezë gjegjësisht se Maqedoni ka mbështetje  nga grupe të caktuara të vendeve- anëtare të BE-së, që bashkëpunojnë mes vete, por ku fare nuk janë të përfshirë tre shtetet evropiane nga Ballkani, Greqia, Rumania dhe Bullgaria. Sipas tij, kjo sjellje nuk është në përputhje me parimet elementare të BE-së e cila i parasheh dhe garanton me planin që është arritur në suazat e Kushtetutës të BE-së.

Sa për përkujtim, Kozias paralajmëroi se planifikon takim trepalësh Greqi- Bullgari- Rumani që të vendoset grup dhe forcë e re evropiane, e cila do të ketë qëndrim të vetëm, të zëshëm dhe me ndikim në BE lidhur me çështjet dhe avancimin e Ballkanit Perëndimor.