fbpx

Grip në të gjithë Maqedoninë

-

Rritet numri i të sëmurëve nga gripi. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik, në javën e fundit të nëntorit ka pasur 193 persona me grip, dhe krahasuar me javën e kaluar 22 për qind është rritur. Numri i përgjithshëm nga fillimi i sezonit është 883 persona, prej të cilave  më shumë 365, janë të regjistruar në Tetovë. Vjet në të njëjtën periudhë ka pasur 371 të sëmurë nga gjithë  Maqedonia. Këtë sezon si pasojë e gripit  nuk janë regjistruar raste të vdekjes. Nga analizat e laboratorëve të Institutit të Shëndetit Publik, tek 7 pacientë është konstatuar grip,  prej të cilëve 3 me virus të tipit B  dhe tek 4 të tjerë  është konstatuar virusi i tipit A.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.