fbpx

“Aktivizimi” qytetar i shkupjanëve, në filmin “Mos filloni revolucionin pa mua”

-

“Mos  filloni revolucionin pa mua” është filmi dokumentar i ri i “Produksionit Blank” kroat që xhirohet në Dubrovnik, Stamboll dhe Shkup.

Siç sqaron Dario Juriçan, nënkryetar i produksionit të filmit, në film do të përfshihen protestat e Dubrovnikut ku qytetarët janë ankuar për referendumin me të cilin duhej të vendoset se a do të ndërtohet kompleksi i apartamenteve mbi qytet, protestat në Stamboll, për mbrojtje të parkut “Gezi” ku Qeveria e Turqisë vendosi të ndërtoj qendër tregtare.

Pjesa për Shkupin do të jetë për projektin “Shkupi 2014” dhe aktivizmi qytetarë për të. Xhirimet e filmit do vazhdojnë deri në fund të këtij viti. Juriçan dhe Igor Jelinoviç në Shkup do të qëndrojnë deri ditën të dielën dhe planifikojnë të bisedojnë me aktivistët që mbrojtën qendrën e qytetit nga baroku.

Inkubatori i filmit ekziston që nga viti 2003 dhe deri tani janë xhiruar tetë filma dokumentarë, disa filma  me metrazh të shkurtër dhe të gjatë.

 

Don’t start the revolution without me – Ne počinjite revoluciju bez mene – DOX TEASER from Blank_filmski inkubator on Vimeo.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.