fbpx

RTVM-ja duhet të ketë autonomi institucionale

-

Detyra kryesore e shërbimit publik radiodifuzor është që të jetë hapësirë ku do të jetë e mundshme paraqitja e identiteteve të ndryshme dhe gjetja e elementeve të përbashkëta. Modeli ideal i shërbimit radiodifuzor duhet të themelohet dhe të funksionoj sipas parimeve të caktuara. E këto janë përgjithëshmëria,  , shumëllojshmëria, njohja, cilësia, përgjegjësia, si dhe autonomia institucionale dhe redaktime të pavarura që janë parime të domosdoshme. Ky ishte përfundimi i debatit për Dokumentin e politikës publike “Nga RTM-ja  deri në shërbimin publik radiodifuzor të Maqedonisë” autor është kolumnisti Klime Babunovski.

Në diskutimin përkushtuar nevojave për shërbim radiofuzor të pavarur në Maqedoni debatoi gazetarja Santa Argirova, Snezhana Trpevska nga Shkolla e Lartë e Gazetarisë, komunikologët Sefer Tahiri dhe Klime Babunovski, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë Naser Selmani dhe Dragan Antanovski nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediumeve.

Gazetarja Santa Agirvska potencoi se në Raportin e Komisionit Evropian ka shqetësim serioz për kontrollin e Qeverisë ndaj mediumeve.Analiza e programit të RTVM-së tregon se në disa situate radiodifuzeri publik është  në rolin e aktorit të drejtpërdrejtë dhe instrument për propaganda të Qeverisë. Emisione debatuese gati se nuk ka dhe nuk nxiten debate publike për çështje kyçe, theksoi Argirovska. Në debat kanë qenë të thirrur por nuk kanë marrë pjesë edhe anëtrarët e Këshillit  Programor të RTVM-së, drejtori Marijan Cvetkovski dhe kryeredaktori  kryesor dhe përgjegjës i programit informativ Goran Petrevski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.