fbpx

Kërkojmë të largohen sepse vjedhin, manipulojnë dhe e terrorizojnë popullin

-

Dorëheqje dhe lirim përfundimtar të popullit maqedonas kërkojnë qytetarët që sot u grumbulluan në protestën e madhe në Shkup.

“Vijmë nga Kumanova, nga vendi ku bënë luftë për t’i plotësuar mendjet e tyre të sëmura. Kërkojmë që të largohen, por jo që të marrin çdo gjë me vete që të mund të kompensohet dëmi i qytetarëve. Kërkojmë të largohen sepse vjedhin, manipulojnë dhe e terrorizojnë popullin. Presim ardhmëri më të madhe për ne dhe për fëmijët tanë, thotë Svetlana Nikoliq.

“Duam të largohet kjo bandë kriminale sepse e shkatërroi popullin, shkatërroi vendin. Shpresoj nesër të vijë ndonjë më i mirë, dikush që do të mund ta rimëkëmb shtetin. Fëmijët tanë mos të largohen jashtë shtetit, ardhmëri të kërkojnë këtu- deklaroi Izeri Kamberi nga rrethina e Shkupit.

“Erdhëm këtu ta detyrojmë regjimin të kuptoj se nuk i duam në pushtet më. Erdhëm këtu që të tregojmë se është shkatërruar e ardhmja e të rinjve në Maqedoni. Erdhëm këtu sepse presim që të largohen. Pas nëntë viteve shkatërrim, më në fund, shpresojmë se do të ketë virtyt të largohen që të mund të ndalohet ky kriminalitet- thotë Mirjana Rogozharska nga Shtipi.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.