fbpx

‘Gjithçka pritet nga fronti i lindjes!’

-

Ulja e avionëve luftarakë të NATO-s në Kuçovë këtë të hënë, shënjoi çeljen e bazës së parë taktike ajrore të Aleancës në Shqipëri. Baza fillon veprimtarinë e saj në dekadën më të rrezikshme për rajonin dhe Evropën, për shkak të kërcënimit rus, siç deklaron qeveria shqiptare. Ekspertë të sigurisë e konsiderojne hap strategjik këtë nismë. Në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si njësi e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale.

Esmeralda Topi

Katër avionë luftarakë, dy helikopterë ‘Black Hawk’ dhe një dron ‘Bayraktar’ mbi qiellin e Kuçovës këtë të hënë, shënjuan ceremoninë zyrtare të hapjes së bazës së parë taktike ajrore të NATO-s në Shqipëri.

“Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve NATO, mbrojtësve të qiejve tanë, në dekadën më të rrezikshme të historisë moderne të rajonit dhe të mbarë Europës.”- deklaroi gjatë përurimit ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa paralajmëroi se ‘gjithçka pritet nga fronti i lindjes’.

“Ne duhet të jemi të përgatitur të mbrohemi me të vetmen formulë fituese në tavolinë: bashkimin e forcave dhe kapaciteteve tona mbrojtëse. Dhe ju siguroj se Shqipëria do të jetë aty, e gatshme për të bërë pjesën e saj nëse koha do ta kërkojë.” – u shpreh Peleshi.

Ish baza e epokës komuniste e ndërtuar me punë vullnetare në 1952, shtatë dekada më pas do t’i shërbejë operacioneve të Aleancës Atlantike, me një rëndësi që i tejkalon kufijtë e Shqipërisë.

“Një bazë e cila është një tjetër element sigurie për rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor i cili e dimë mirë se është një rajon jo i pa rrezikuar nga kërcënimi dhe ambiciet neo-imperialiste të Federatës Ruse.”- deklaroi kryeministri Edi Rama.

Kjo është deklarata e dytë në pak ditë e kryeministrit Edi Rama mbi rrezikun rus në rajonin e Ballkanit. Një javë më parë, në samitin e Ukrainës, deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve, theksonte se “agresioni i paprovokuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh ndaj sigurisë evropiane dhe paqen ndërkombëtare”.

Rëndësia rajonale e bazës së NATO-s

Investimi me vlerë 50 milionë euro nisi në janar të 2022. U deshën dy vite që NATO të hapte zyrtarisht bazën ajrore taktike të Kuçovës.

  • Po çfarë rëndësie ka kjo bazë për Shqipërinë dhe rajonin?

Më herët, një zyrtar i NATO-s i tha Faktoje se baza ajrore do të ketë avantazhe operacionale.

“Baza do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të NATO-s (si aktivitetet e policisë ajrore greke dhe italiane dhe mbështetja e misioneve të Forcave të Paralajmërimit të Hershëm dhe Kontrollit Ajror të NATO-s mbi territorin shqiptar).”, NATO për Faktoje.

Edhe Kolonel Dritan Demiraj, ish komandant i Forcave Speciale, e vë theksin tek rëndësia rajonale e bazës.

“Në gjykimin tim, rëndësia e kësaj baze është e madhe, për arsye se në shtesë të bazave ushtarake detare dhe ajrore amerikane në Greqi, kjo bazë mund të shërbejë si bazë e avancuar operacionale për mbështetjen e forcave të NATO-s me njësi të forcave speciale, për të cilën Shqipëria ka edhe SOTG-në e NATO-s për këto misione” – Kolonel Dritan Demiraj.

Sipas tij, baza e Kuçovës mund të shërbejë gjithashtu edhe për furnizimin e mjeteve të ndryshme ajrore të NATO-s en-route në vende të tjera në afërsi të vendeve të konfliktit, organizimin e Task-Forcave Ajrore të njesive speciale (ASOTU), mjeteve ajrore të cilat mund të jenë në misione Kërkim-Shpëtimi, por jo vetëm.

Një tjetër element i rëndësishëm sipas kolenelit është fakti që ngritja e bazës forcon rolin e Shqipërisë në Aleancë, dhe për rrjedhojë edhe mbështetjen e saj politike ndërkombëtare.

Baza ajrore e Kuçovës do të luajë një rol të rëndësishëm për të lehtësuar operacionet ajrore të Aleancës Atlantike. Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri thotë se ngritja e kësaj baze 15 vite pasi Shqipëria iu bashkua NATO-s shkon përtej interesit të një shteti.

“Si një shtet anëtar i Aleancës më të madhe Politiko-Ushtarake, shteti shqiptar dhe FARSH me këtë investim që po realizohet, do t’i ofrojnë NATO-s një bazë ajrore me infrastrukturë dhe kapacitete moderne si dhe standarde bashkëkohore të cilat do të bëjnë të mundur dislokimin e mjeteve ajrore të Aleancës apo edhe mjeteve tona ajrore, në situata të ndryshme qoftë për operacione stërvitore apo edhe për detyra të tjera në interes të Aleancës”, argumenton Ministria e Mbrojtjes për Faktoje.

Vendimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore u njoftua në verë të 2018-s. Me inagurimin e saj këtë fillim marsi, qeveria shqiptare ka shprehur ambicien për ngritjen e bazës detare të NATO-s në Porto Romano.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.