fbpx

Georgievski nuk shkon në zgjedhje me Gruevskin, por në listën e opozitës djathtiste

-

VMRO Popullore mori vendim që t’i bashkëngjitet bllokun opozitar djathtist. Ata në zgjedhjet e 11 dhjetorit do të marrin pjesë me partinë FRODEM të Jove Kekenovskit, Lidhjen Demokratike të Pavle Trajanov dhe Të Bashkuar për Maqedoni e Lube Boshkoskit, mëson “Meta”.

Gjithashtu, sipas informacioneve të fundit, është arritur marrëveshje që bartës të listës të jenë Trajanov në njësinë e parë, Jove Kekenovski në të dytën, Lubço Georgievski në njësinë e tretë dhe Boshkovski në njësinë e pestë zgjedhore. Mësojmë se VMRO Popullore do ta fitoj njësinë e katërt zgjedhore ndërsa me siguri bartës do të jetë Nikola Tasev.

Vendimi i tillë vjen pas bisedimeve disaditore që VMRO Popullore i zhvilloi me opozitën dhe pushtetin.

Të martën, pas seancën dyorëshe me tensione të Këshillit Ekzekutiv, VMRO Popullore nuk mori vendim me cilën parti do të bëj koalicion dhe kë do të mbështes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit.

Atëherë, anëtarët vendosën t’i japin disa ditë kryetarit të partisë, Lubço Georgievski që të mund të merr vendim final.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.