fbpx

BE dhe SHBA kanë kërkuar që emri të zgjidhet shumë shpejtë, Kozias ka “nisma të reja dhe të guximshme”

-

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kozias është duke përgatitur hapa të guximshëm në bisedimet për zgjidhjen e çështjes së emrit. Këtë e konfirmon gazeta greke “Etnos” e cila shkruan se Kozias ka përpiluar plan për dalje nga ky udhëkryq prej në qershor, kur edhe zbatimi nuk kishte efekt për shkak të zgjedhjeve parlamentare. SHBA-të dhe BE-ja thuhet se kanë kërkuar që ky problem 20 vjeçar të zgjidhet në disa muajt e ardhshëm apo që Maqedonia të pranohet si anëtare e NATO-s gjatë Samitit në Varshavë korrikun e ardhshëm.

Vlerësimi është se për shkak të presioneve të mëdha nga pala amerikane dhe BE-ja, çështja me emrin kthehet si prioritet në agjendën e Qeverisë greke. Sipas “Etnos” pala greke për këtë shkak planifikon të vazhdon me zbatimin e masave kursyese, por edhe të hap diskutime për ideja të reja rreth emrit potencial në bisedimet me qeverinë e Maqedonisë.

Shkaqet për presionet në rritje drejt Maqedonisë dhe Greqisë për zgjidhje më të shpejtë të emrit është edhe kriza aktuale me refugjatët dhe shqetësimet për destabilizim të mundshëm të Maqedonisë. Parashikimet janë se këto presione do të përshkallëzohen gjatë vizitës së sekretarit amerikan shtetërorë Xhon Keri dhe zëvendësit të tij, Viktoria Nuland në Greqi në nëntor.

Megjithatë, në analizën e kësaj situate, “Etnos” shpjegon se Greqia do të jetë para një situata tjetër komplekse. Si një prej shembujve përmendet ideja e ndërmjetësit Metju Nimic që të lejohet pranimi i Maqedonisë në NATO me referencën e përkohshme, me atë që Qeveri duhet të garantoj se do të zgjidhet çështja e emrit deri në aderimin në BE. Një alternativë e kësaj ideje të Nimic kinse është që Maqedonia të aderohet në NATO me emër kompleks për përdorim të përgjithshëm gjegjësisht “erga omnes” që do të fillohej të përdoret si emër kushtetues pasi Maqedonia do të bëhej anëtare e NATO-s.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.