fbpx

E Majta: Një manipulues dorëzoi propozimin në gjykatë që të tërhiqemi nga zgjedhjet

-

Zharko Petreski nga Shkup, i cili prezantohet si themelues dhe anëtar i së Majtës, pranë Gjykatës Themelore Shkupi 2 ka dorëzuar propozim për miratimin e masës së përkohshme për ndalimin e kësaj partie që të merr pjesë në zgjedhjet e ardhshme të 11 dhjetorit.

Zdravko Saveski, anëtarë i së Majtës, për “Meta” thotë se personi në fjalë nuk është anëtar i kësaj partie. Ai shton se ky person është sigurish manipulues dhe se kjo do të thotë se është frikësuar nga E Majta.

“Nuk presim që kjo të nënkuptoj se do të na hiqet e drejta për pjesëmarrje në zgjedhje. Është e qartë se regjimi është frikësuar nga E Majta, por nuk do të kenë sukses. Do të jetë shokuese nëse në këtë mënyrë i ndalohet një partie që të merr pjesë në zgjedhje. Kjo është mënyrë tipike që regjimi bën presion” deklaroi Saveski.

Saveski thotë se kanë marrë njoftim nga gjykata dhe se do të presin vendim final, por kjo nuk do t’i ndaloj ata në aktivitetet parazgjedhore.

“Në Maqedoni secili mund të gjykon çdo gjë, ndërsa ndonjë kjo e drejtë keqpërdoret për arritjen e ndonjë synimi” shton Saveski.

Në kërkesën deri tek gjykata, dorëzuesi Petreski thekson se në gjysmën e dytë të tetorit, nga persona të kësaj partie është informuar se Komitetit Qendror i kësaj partie më 16 tetor me vota shumicë ka marrë vendim që e njëjta parti të merr pjesë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Ky vendim, siç ka shkruar dorëzuesi, ka qenë në kundërshtim të plotë me statutit e Së Majtës, gjegjësisht me nenin 26, paragrafin 1, ku është saktësuar se vendime për pjesëmarrje ose bojkot në zgjedhje sjell Plenumi e jo komiteti qendror.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.