fbpx

Shirat ndërprenë mbjelljet e vjeshtës të Pellagonisë

-

Shirat e rrëmbyeshëm ndërprenë mbjelljet  e vjeshtës në disa pjesë të caktuara të Pellagonisë. Nga njësia lokale e Ministrisë së bujqësisë  të Manastirit thonë se kanali i nëntë ka dal dhe të mbjellat kanë pësuar dëme.

– Nën ujë janë 40 deri 50 hektarë tokë pjellore, kështu që nuk mund të vazhdohet me mbjelljet e vjeshtës. Deri më tani është mbjellë gjysma e 250.000 hektarëve misër dhe kultura vjeshtore. Lagështia e tokës  ngec korrjen  e kokrrës së misrit, e cila deri më tani është realizuar  në 10 për qind të sipërfaqeve. Kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh se gjatë këtij muaji ranë 70 litra shi në metër katror në rajonin e Pellagonisë- thotë Ilija Srbinovski, udhëheqës  i njësisë së Ministrisë së bujqësisë në Manastir .

Nga Drejtoria  e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Manastir  tashmë janë në terren  dhe intervenojnë  në vendet kritike , kurse sipas tyre tani për tani nuk ka rrezik nga dalja e shtratit të Lumit të Zi (Crna Reka)

Në qytet mbrëmë  kishte shira 35 litra në metër katror, kurse nga  lumi Dragor është përplot me ujë sikurse në pranverë kur shkrihet bora. Nga Ndërmarrja Publike “Niskogradba” thonë se gjatë gjithë ditës pastrojnë pastetat e qytetit, të cilat janë të zëna me gjethe, që të mundet uji të rrjedh dhe të lehtësohet qarkullimi i këmbësoreve dhe shoferëve në trafikun rrugorë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.