fbpx

LSDM-ja kundërshton ashpër ligjin e miratuar me të cilin kompanitë dhe qytetarët nga viti 2015 do të kenë harxhime shtesë!

-

– Bëhet fjalë për të dhëna shtesë dhe kontratave autoriale. Këto janë pagesa shtesë për kontribute të shëndetësisë, sigurimit pensional dhe invalidor, për honorarët shuma e të cilëve kalon pagën e projektuar minimale përkatësisht 9.500.00 denarë, pa dallim se qytetarët njëherë kanë përmbushur këtë obligim. Pra, prej Vitit të ri nuk do të ketë rëndësi a jeni i punësuar përkohësisht ose të punësuar me kohë të pacaktuar. Për kontratat tuaja në vepër ose kontrata autoriale, kompanitë do të duhet të ndajnë të dhëna që kap vlerën 35 për qind nga shuma e kompensimit të kontraktuar, në të cilat përveç tatimit personal, parashihen edhe të dhëna për sigurimin shëndetësor dhe pensional- deklaroi Aleksandar Kiracovski, nënkryetar i LSDM-së
në konferencë e sotme për shtyp.

Nga partia në opozitë thonë se frika është e arsyeshme se e gjithë kjo indirekt do të ul honorarët.
– Nëse dikush ka marrë 12.000 denarë neto- të ardhura, tani kontrata do të jetëj 12.000 denarë, por kjo do të jetë bruto – të ardhura, që do të thotë do të ulet për 3.000 denarë harxhime për kontributet sociale. Qytetarët të cilët për të siguruar ekzistencën janë të detyruar të punojnë në dy ose tre vende pune, pavarësisht se marrin honorarë më të ulët nga paga minimale do të jenë të obliguar vetë t’i paguajnë kontributet, nëse shuma e mjeteve që kanë fituar sikur edhe një denarë të tejkaloj pagën minimale të caktuar me ligj. Kur do të merren paratë që duhet të paguhen tatimet e honorarit të fituar, do t’iu mbeten më pak para se paga minimale e garantuar nga shteti. Kemi frikë se e gjithë kjo do të rezultojë me shkarkime të punëtorëve nga ana e punëdhënësve, të cilët nuk do të mund ta përballojnë këtë- thotë Kiracovski.

– LSDM-ja kërkon që ky ligj mos vlejë për të angazhuarit me honorar të cilët kanë të ardhura me më shumë kontrata veçmas, dhe shuma e tyre nuk tejkalon 12.700 denarë. Në këtë mënyrë qytetarët në asnjë mënyrë nuk duhet të sillen në situatë të kenë të ardhura më pak se paga minimale. Të punësuarave të cilëve iu paguhen kontribute sociale, të mos jenë të eksponuar nga fillimi në këto të dhëna shtesë. Lartësia e kontributeve të jetë e rregulluar me parimin: qytetarët me honorarë më të ulëta, që janë shumica e tyre, të paguajnë përqindje më të vogël, kurse qytetarët me honorarë më të larta të paguajnë më shumë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.