fbpx

Dokumente të falsifikuara me logo të PK-së dërgohen në adresa të ndryshme

-

*Përgatiti: Ridona Berisha

Disa dokumente me logo të Policisë së Kosovës (PK), logo qeveritare, vula të ndryshme dhe mbishkrime të EUROPOL-it janë dërguar në adresa të ndryshme duke përdorur emrat e zyrtarëve  të lartë brenda PK-së. Por dërguesi të tyre nuk janë institucionet e Kosovës dhe e-mailat bashkë më dokumentet, sipas sqarimit të PK-së, janë të falsifikuara. Me qëllimin që të mos krijohen shqetësime tek qytetarët, PK-ja vetëm i ka bërë publike dokumentet dhe emailin e falsifikuar, pa treguar se në cilat adresa janë dërguar këto emaile.

Image

Në përmbajtjen e dokumentit të falsifikuar, i cili është shpërndarë në emër të PK-së shkruan se “Me mandat të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, në partneritet me Byronë Qendrore të EUROPOL-it në Prishtinë; Unë ju njoftoj për një konfisikim të kompjuterizuar të infiltrimit kibernetik të kapur në adresen tuaj të protokollit të internetit (IP) në lidhje me analizën e mëposhtme:

**PORNOGRAFI E FËMIJËVE.

**PEDOFILI

**PORNOGRAFIA KIBER

**EKSPOZITA

**GROMING”, thuhet në përmbajtjen e dokumentit të falsifikuar.

Më tej, aty jepet paralajmërimi i rrejshëm se, “duke u bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, do të shqiptohet denim me burg dhe gjobë e rëndë për dhunuesit”. Dokumenti pretendohet se është nënshkruar nga Drejtori i Departamentit të Hetimeve, Agron Nezaj dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Fehmi Hoti.

Sbunkeri ka kërkuar sqarime shtesë nga Policia e Kosovës nëse kanë ndodhur më herët raste të tilla, në cilat adresa janë dërguar emailet dhe cili ka qenë qëllimi i tyre. Por në përgjigje ata vetëm i kanë vënë në dispozicion dokumentet të cilat janë publikuar edhe në komunikatën për media.

Fillimisht më 17 korrik 2023, PK-ja sqaroi se është duke u shpërndarë një email me dokumente të falsifikuara, ku janë përdorur emrat e zyrtarëve të lartë të PK-së dhe logo të ndryshme.

“Porse ri potencojmë se nuk janë dokumente zyrtare, nuk përmbajnë formatin dhe shkrimin zyrtar të PK-së, si dhe nuk janë lëshuar nga adresat zyrtare të Policisë së Kosovës”, thuhet në sqarim.

Image

Edhe më 27 korrik PK-ja doli me një komunikatë tjetër, duke ripërsëritur se këto emaile janë të falsifikuara, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të mos bien pre e dezinformatave/mashtrimeve të tilla. Po ashtu kërkuan që kushdo që pranon ndonjë e-mail/dokument të tillë ta adresojë në Policinë e Kosovës.

Zbuluesit e kësaj vepre penale ende nuk janë gjetur, dhe sipas PK-së, “janë angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale”.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

ИзворSbunker.net

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.