fbpx

Në Tetovë shënohet dita e mësuesit

-

Me rastin e 7 Marsit­ Ditës së Mësuesit, Ministri i arsimit dhe shkencës, Abdilaqim Ademi, sot ka vizituar Shkollën Fillore “Përparimi” në lagjen Reçicë të Vogël të Tetovës ku për së afërmi ka parë se si rrjedhin punimet për ndërtimin e sallës së sportit në këtë shkollë. Më pas, ministri Ademi ka vizituar Shkollën e Mesme “Mosha Pijade” në Tetovë. Edhe në këtë shkollë, së bashku me udhëheqësin e saj ka vëzhguar punimet që zhvillohen në ndërtimin e sallës së sportit për nevojat e nxënësve të kësaj shkolle. Ministri Ademi tha se punimet për ndërtimin e këtyre dy sallave sportive po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë. Ai mes të tjerash theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të vazhdojë investimet për krijimin e kushteve më të mira për mësim për të gjithë nxënësit, dhe se kjo mbetet prioritet i ministrisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, ministri Ademi gjatë ditës së sotme ka bërë shpalosjen e pllakës së objektit të ri të Gjimnazit “7 Marsi” në lagjen Drenovec të Tetovës. Ai në fjalën e tij para të pranishmëve theksoi se MASH do të vazhdojë investimet në ndërtimin e shkollave. “Sot, pikërisht në Ditën e e Mësuesit jemi këtu për të hapur një gjimnaz të ri në Tetovë, përkatësisht në lagjen Drenovec që do të mban emrin 7 Marsi. MASH nuk do të ndalet këtu, do të vazhdojmë edhe në të ardhmen investimet në ndërtimin e shkollave të reja për krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit edukativo arsimor”, theksoi ministri i arsimit dhe shkencës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.