fbpx

LSDM: Gruevski ka frikë nga hija e vjedhjeve personale zgjedhore

-

I tërë opinioni është bindur se si Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt vjedhin dhe kurdisin zgjedhjet. Përmes kriminelëve me dhënien e dokumenteve të falsifikuara personale, përmes gjobave prej mijëra eurove ndaj kompanive, kompanive të taksive, përmes presioneve ndaj bujqve, administratës, arsimtarëve, ndaj kategorisë më të rrezikuar të qytetarëve- të rrezikuarit social- shkruan në reagimin e LSDM-së për deklaratën e sotme të kryeministrit.

Opinioni ishte dëshmitarë se si personalisht Nikolla Gruevski porosit që të bëhen “sa më shumë fletëvotime të pavlefshme” dhe vlerëson se “me këto prespanët” do të kryente punë. Formuluesi i të gjithë këtyre manipulimeve, kurdisjeve dhe keqpërdorimeve zgjedhore, Nikolla Gruevski është i frikësuar nga hija e vjedhjeve personale zgjedhore”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.