fbpx

-

 “Bomba” nga Kavadari: VMRO DPMNE detyron të punësuarit të dalin në votim

Kryetari i organizatës komunale të LSDM-së në Kavadar, Zoran Gjorgjiev, sot në konferencën e shtypit publikoi bisedën mes Mile Janakieskit dhe Aleksandar Panovit, kryetarit të Kavadarit, që është zhvilluar para zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

“Në bisedën mes Janakieskit dhe Panovit vërtetohet se komitetet komunale të VMRO DPMNE-së janë koordinuar pikërisht nga kryetari. Në mënyrë shtesë, kjo bisedë zbulon atë që tanimë opinioni e din, se pas PSDM tërësisht qëndron VMRO DPMNE- theksoi Gjorgjiev.

Në regjistrimin e publikuar, Mile Janakieski dhe Aleksandar Panov bisedojnë për daljen në zgjedhjet lokale. Janakieski i thotë se deri më orën 9 patjetër duhet të dalin në votim të gjithë kryetarët e komiteteve lokale dhe kreu i partisë. Prej orës 9 deri 10 duhet të dalin familjet dhe familjarët e afërm, prej 10 deri 12 të punësuarit ndërsa pas orës 12 të papërcaktuarit.

Zoran Stavrevski dhe Panov flasin për atë se si kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka qenë në vizitë në Kavadar dhe e ka vizituar fabrikën “IGM”. Stavrevski kërkon t’i organizohet vizitë edhe atij në Kavadar dhe në fabrikë. Panov dhe Stavrevski merren vesh si të bindet pronari i “IGM” të jep deklaratë për mbështetjen e pushtetit të Nikolla Gruevskit.

Mile Janakieski dhe Panov flasin nëse pronari i “Kozhuvçanka” që ka punuar për VMRO DPMNE-në, në ditën e zgjedhjeve i ka nxjerrë punëtorët për të votuar.

Vlatko Mijalkov kërkon nga biznesmeni Kiro Shoshev ndihmë për objektet në pronësi të ARM-së në Kavadar, t’i marrin miqtë e tij të afërt. Ai i thotë të merr çelës të objekteve për miqtë që të mund të hynë në to para se të sillet vendimi për huadhënie.

Në një regjistrim tjetër mes Janakieskit dhe Panovit, ata flasin dy ditë para raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Panov informon Janakieskin se ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të komunës deri tek Ministria e vetëqeverisjes lokale.

Janakieski në bisedën me Martin Protugjerin zbulon se ai personalisht ka dhënë urdhër që dorëheqja e Panovit të mbetet e fshehur, që opinioni mos të dijë.

Sasho Mijalkov dhe Slobodan Nikolovski- Cobe flasin për tenderët e Agjencisë së sigurimit –SGS.

Nikolovski –Cobe koordinohet me Mijalkovin për çmimet që SGS duhet t’i pranoj në marrëveshjen me T Mobile-n. Në këtë bisedë, Mijalkov thotë që në pjesën e çmimeve të luhet pak në mënyrë më fleksibile gjegjësisht SGS të mos lëshoj pe për çmimin, dhe e gjithë kjo në koordinim me Zharko Lukovskin, drejtori kryesor ekzekutiv i T Mobile –Maqedoni.

Mijalkov e informon se tanimë ka biseduar me Lukovskin që të sheh deri ku mund të shkoj me çmimin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.