fbpx

Avokati i popullit Memeti konfirmon se brutaliteti policor është në rritje

-

Brutaliteti policor në Maqedoni është në rritje dhe nuk ekzistojnë hetime efektive- deklaroi sot avokati i popullit Ixhet Memeti, në bazë të informacioneve të grumbulluara për vitin 2016.

Duke folur në konferencën e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Memeti tha se zyra e avokatit të popullit lidhur me rastin “Lagja e Trimave” ka ngritur pesë kallëzime penale pranë prokurorit publik, ku dy janë hedhur poshtë.

Dy nga kallëzimet penale që nuk janë hedhur poshtë kanë të bëjnë me dyshimin për brutalitet policor gjatë bartjes së të akuzuarve nga burgjet për një gjykatë ndërsa njëra për brutalitet nga gardianët e burgjeve ndaj të akuzuarve.

“Për fat të keq, Prokuroria publike më shumë i beson policisë dhe rrëfimeve të tyre se nuk ka pasur brutalitet sesa provave të avokatit të popullit” tha Memeti.

Deklarata e Memeti u dha në promovimin e projektit “Vëzhgimi civil i avokatit të popullit” që duhet të konfirmoj raportin e mediave ndaj zyrës së obdusmanit e që e zhvillon OJQ Infoqendra në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit i mbështetur nga SHBA.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.