Kryetarët e ri të Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Themelore Shkupi 1 do të emërohen pas Vitit të Ri, konfirmoi sot kryetari i Këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski, sepse ende po zhvillohet vlerësimi i jashtëzakonshëm i kandidatëve për këto poste.
Këshilli, siç tha Karaxhovski, patjetër duhet ta respektoj afatin prej tetë ditëve për ankesë, sepse vlerësimi i jashtëzakonshëm kryhet në procedurë sikur edhe vlerësimi i rregullt.
“Vlerësimet janë sekrete dhe secili kandidat e merr notën në zarf” deklaroi Karaxhovski.
Ai hodhi poshtë si spekulime të dhënat në media se disa kandidatëve u është përmirësuar nota.