Sunday, 19 April, 2026
Meta.mk

Ekspertja Zoriq: Edukimi mediatik dhe zhvillimi i rinisë, thelbësor në adresimin e ndërhyrjeve të huaja dhe sfidave të sigurisë (Intervistë)

Problemet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor tani janë të lidhura edhe me dezinformatat dhe lajmet e rreme të cilat tentojnë të destabilizojnë rajonin dhe mund të pengojnë realizimin e objektivave më të rëndësishme strategjike në Ballkanin Perëndimor. Për këtë temë dhe për të tjera, Portalb.mk zhvilloi intervistë me Bojana Zoriq, eksperte për çështjet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Ajo thekson se sfidat e sigurisë në fushën kibernetike janë po aq sfiduese si për Bashkimin Evropian ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor dhe kjo është arsyeja që të dyja palët duhet të punojnë së bashku. Sipas saj, edukimi mediatik është vendimtar në adresimin e problemit të ndërhyrjeve/ndikimeve të huaja.

 

Intervistoi: Fisnik Xhelili

 

Portalb: Ballkani Perëndimor si rajon gjeopolitik është në shënjestër të Rusisë dhe aktorëve të tjerë keqdashës që po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor përmes fushatave dezinformuese kundër BE-së, çfarë po bën BE-ja për ta luftuar këtë në rajon?

Bojana Zoriq: Sfidat e sigurisë kibernetike si dhe manipulimi i informacionit dhe ndërhyrjet e huaja janë po aq kërcënuese për Ballkanin Perëndimor sa edhe për BE-në. Ne kemi parë përpjekje të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet evropiane përmes fushatave të synuara dezinformuese, përpjekjeve për të ulur pjesëmarrjen në referendum për ndryshimin e emrit në Maqedoninë e Veriut që përfundimisht e çoi vendin drejt anëtarësimit në NATO në 2020 dhe rastin në Mal të Zi, kur zyrtarët rusë u përfshinë në një përpjekje për grusht shteti, që synoi të parandalojë anëtarësimin e vendit në NATO në 2017. Prandaj BE-ja po përpiqet të punojë me partnerët e Ballkanit Perëndimor në formate të ndryshme dhe të larmishme. Divizioni i Komunikimit Strategjik të EEAS (Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm) dhe Task Forcat e tij, për shembull, kanë mandatin për të siguruar zbatimin e politikës së jashtme të BE-së, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, kështu që ata punojnë në rritjen e ndërgjegjësimit, zhvillimin dhe zbatimin e qasjeve të synuara për t’u angazhuar me audiencën. Ajo që është e rëndësishme për mendimin tim kur diskutohet për dezinformimin është adresimi i problemeve strukturore, siç është shkrim-leximi (edukimi) mediatik, sepse Ballkani Perëndimor ka disa nga nivelet më të ulëta të edukimit mediatik në Evropë. Edukimi mediatik është thelbësore në trajtimin e problemit të ndërhyrjeve të huaja. Sa më të edukuar në aspektin digjital dhe kritik të jenë qytetarët, aq më të larta janë shanset që ata të jenë në gjendje të vlerësojnë informacionin që hasin në internet, të identifikojnë burime të besueshme dhe të marrin vendime të informuara.

Portalb: Cilat nisma specifike ose fusha kërkimore janë duke u prioritizuar për të adresuar kërcënimet në zhvillim dhe si mund të kontribuojnë këto në formësimin e politikave të sigurisë së BE-së?

Bojana Zoriq: Tani më shumë se kurrë, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë po bëhen gjithnjë e më shumë transnacionale dhe tejkalojnë domenin tradicional të sigurisë ndërkombëtare. Sot ne shohim shumë sfida sigurie që nuk konsideroheshin si të tilla dekada më parë – ngrohja globale, mbipopullimi, ndotja, mungesa ushqimore, sulmet ndaj infrastrukturës kritike dhe furnizimeve me energji. Në spektrin tjetër, ne kemi gjithashtu sfida sigurie që bien në domenin tradicional të sigurisë, si luftërat, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë dhe sulmet kibernetike. Me efektet e globalizimit, është bërë më e vështirë të izolosh një kërcënim të sigurisë ose një rast specifik, pa adresuar njëkohësisht gamën e kërcënimeve tjera. Domeni kibernetik ka qenë në qendër të vëmendjes në vitet e mëparshme, pasi me avancimin e teknologjisë, po shohim më shumë kërcënime në hapësirën kibernetike. Për shkak të një bote gjithnjë e më të ndërlidhur dhe natyrës komplekse të kërcënimeve të sigurisë, nuk do t’i jepja përparësi një domeni mbi tjetrin. Fusha kibernetike, mjedisore, ekonomike, ushtarake – të gjitha këto fusha kërkojnë vëmendje. Në këtë drejtim, kërkimi dhe inovacioni janë pika thelbësore të kësaj përpjekjeje pasi ne duam të sigurojmë që të jemi mjaftueshëm rezistentdhe të gatshëm për t’u përgjigjur sapo të ndodhë një kërcënim specifik.

Portalb: Bashkëpunimi evropian në siguri është thelbësor për adresimin e sfidave të përbashkëta. Si punon BE-ja për të promovuar bashkëpunimin midis vendeve anëtare të BE-së në fushën e sigurisë, por edhe me Ballkanin Perëndimor?

Bojana Zoriq: Korniza kryesore për të punuar me kandidatët dhe kandidatët potencialë të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE është përmes Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Sigurisë (CFSP) dhe Politikës së Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes (CSDP). CFSP është pjesë e kritereve të anëtarësimit dhe vendet e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar zyrtarisht të përafrohen me CFSP-në të BE-së. Shkalla në të cilën vendet po e arrijnë atë është përcaktuar qartë në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian për vendet individuale. Përafrimi i plotë me CFSP-në është tregues i përkushtimit dhe vullnetit serioz për integrimin në BE. Sipas CSDP-së, BE-ja është e angazhuar në rajon përmes operacionit ushtarak EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë, por edhe përmes Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili mbetet i vetmi mision civil i BE-së me fuqi ekzekutive. Për forcimin e arkitekturës së sigurisë në Ballkanin Perëndimor, një sërë aktorësh, duke përfshirë OKB-në, BE-në, NATO-n, duhet të punojnë ngushtë së bashku dhe të bien dakord për prioritetet kryesore.

Portalb: Teknologjia është forcë shtytëse në formësimin e dinamikës së sigurisë. Si i qaset BE-ja ndërveprimit të teknologjisë dhe sigurisë?

Bojana Zoriq: Teknologjia është bërë pjesë integrale e sigurisë, gjithashtu sepse me përparimin e teknologjisë shoqëritë bëhen më të prekshëm ndaj sulmeve. Kjo është pikërisht arsyeja pse ne po fillojmë të diskutojmë dhe adresojmë gjithnjë e më shumë sfidat e sigurisë në fushën kibernetike. BE-ja po përpiqet gjithashtu të shohë mënyrat se si ne rregullojmë përhapjen e inteligjencës artificiale, por edhe ta përdorim atë në të mirën tonë. BE-ja ka Politikën e saj për Mbrojtjen Kibernetike që mbështetet në katër shtylla: 1) veprimi së bashku për mbrojtje kibernetike më të fortë të BE-së; 2) sigurimi i ekosistemit mbrojtës; 3) investimi në aftësitë e mbrojtjes kibernetike; dhe 4) partneriteti për të adresuar sfidat e përbashkëta. Pika 4 është veçanërisht e rëndësishme në lidhje me punën BE-Ballkani Perëndimor në këtë fushë. Së bashku me shtetet anëtare të BE-së, BE-ja ka zhvilluar gjithashtu një ‘kuti mjetesh të diplomacisë kibernetike’ për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike që vijnë nga jashtë. Ka shumë më tepër projekte dhe iniciativa të zbatuara brenda BE-së. Kjo është edhe qasja që BE-ja do të donte të zbatonte me partnerët e saj. Një shembull është iniciativa franko-sllovene për krijimin e Qendrës së Kapaciteteve Kibernetike të Ballkanit Perëndimor (WB3C) në Mal të Zi për të forcuar bashkëpunimin rajonal – kërcënimeve kibernetike. Këto iniciativa janë më se të mirëpritura pasi ato bashkojnë BE-në dhe Ballkanin Perëndimor, duke trajtuar të njëjtat sfida dhe më pas duke përafruar qasjet.

Portalb: Sipas jush, cila do të ishte zgjidhja për të mbrojtur të rinjtë e Ballkanit Perëndimor nga narrativat anti-BE dhe anti NATO dhe për të rritur ndërgjegjësimin e tyre, por edhe angazhimin e tyre më të madh në këtë fushë?

Bojana Zoriq: Rinia përfaqëson zë kritik në adresimin e sfidave të sigurisë në ditët e sotme. Rezoluta 2250 e OKB-së për rininë, paqen dhe sigurinë ishte rezoluta e parë e këtij lloji, që lidhte të rinjtë si agjentë të ndryshimit në promovimin e paqes dhe stabilitetit. Kjo është ajo që duhet ndjekur në çdo nivel, nga ai lokal, kombëtar, rajonal në atë evropian. Një mënyrë për të adresuar mungesën e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, në proceset e paqes dhe në zgjidhjen e konflikteve në përgjithësi, është t’u ofrohen të rinjve mjetet e disponueshme për sa i përket mundësive të punësimit dhe edukimit, gjithashtu tu jepet mundësi për të “të thënë fjalën” për një mori sfidash që i prekin ata po aq sa prekin të gjithë neve së bashku. Ne duhet të sjellim rininë në qendër të diskutimeve politike për sfidat e sigurisë, sepse të rinjtë janë liderët e së nesërmes, ndaj nuk duhet t’i lëmë jashtë ekuacionit.

Portalb: Për fund, cili është mesazhi juaj për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor?

Bojana Zoriq: Mos u dorëzoni dhe gjithmonë dini se cilat janë të drejtat e juaja dhe dini se çfarë mund të bëni. Ju jeni pasuri e jashtëzakonshme për çdo shoqëri, sa më këmbëngulës të jeni në përcjelljen e zërit tuaj te vendimmarrësit, aq më shumë mundësi do të keni.

Asnjë përfitim për Shqipërinë nga nisma kineze “Brezi dhe Rruga”

Në vitin 2017, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Kinën në kuadër të Iniciativës Brezi dhe Rruga (BRI). U konceptua si një përpjekje për të rritur bashkëpunimin dypalësh në fushat e infrastrukturës, kapaciteteve prodhuese, turizmit dhe bujqësisë. Gjashtë vjet më vonë, shumë pak është arritur.

Gjatë një turi në Shqipëri nga zëvendëskryeministri kinez Zhang Gaoli më 17 prill 2017, të dyja palët deklaruan se shteti ballkanik është një vend kryesor përgjatë Brezit dhe Rrugës. Zhang nxiti Tiranën dhe Pekinin që të përshpejtojnë negociatat dhe nënshkrimin e një Memorandumi Ndërqeveritar Mirëkuptimi mbi BRI për të planifikuar dhe drejtuar më mirë bashkëpunimin dypalësh në mënyrë që të japë rezultate më të frytshme.

Zhang, siç citohet në një artikull të Xinhua, tha:

Kina dëshiron të jetë pjesë aktive në projektet e mëdha infrastrukturore dhe energjetike shqiptare si rrugët, hidrocentralet dhe zonat e zhvillimit ekonomik dhe të forcojë bashkëpunimin në shkëmbimet kulturore dhe njerëzit, kinematografi, arsimin dhe turizmin.

Megjithatë, u deshën pesë vjet pas vizitës së Zhang që Shqipëria të nënshkruante Memorandumin e Mirëkuptimit “Për krijimin e një grupi pune për bashkëpunim investues” në shkurt 2021 nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Ministri kinez i Tregtisë, Wang. Wentao.

Shqipëria mëson nga dështimet në vendet e tjera të Ballkanit

Ndërkohë që ka rreth 120 projekte të lidhura me Kinën me vlerë pothuajse 32 miliardë dollarë në Ballkan – shumica e të cilave janë në sektorët e infrastrukturës dhe energjisë – Shqipëria i është shmangur akumulimit të borxhit të madh kinez në këmbim të zhvillimit, duke zgjedhur blerjet që nuk kërcënojnë të ndikojnë në të ardhmen e vendit, shkruante Foreign Policy në një artikull.

Një nga shembujt e rritjes së borxheve kineze në Ballkan është Mali i Zi: një autostradë në kuadër të BRI prej 1 miliard dollarësh, e cila dështoi në studime të shumta fizibiliteti dhe u përball me vonesa. 41 kilometrat e para të autostradës gjithsej 163 km u hapën në korrik 2022. Dikur u përshëndet nga Kina si një projekt historik në 2014, autostrada është bërë që atëherë një histori paralajmëruese që bashkoi rreziqet e ndërtimit kinez me cilësi të dobët dhe praktikat e përkohshme të huadhënies me shqetësimet lokale të korrupsionit në vendin ballkanik.

Maqedonia e Veriut kishte një përvojë të ngjashme jo të këndshme me kreditë nga Exim Bank e Kinës për ndërtimin e autostradave. Gati nëntë vjet nga fillimi i punimeve, autostrada kryesore Kërçovë-Ohër nuk ka përfunduar. Ndërkohë, Kina, si pjesë e projekteve të BRI-së, ndërhyn edhe në sektorin hekurudhor të Maqedonisë së Veriut.

I pyetur nëse Shqipëria duhet të shqetësohet për përsëritjen e problemeve të përjetuara nga shtetet e tjera të Ballkanit, analisti politik nga Tirana, Ben Andoni, tha për Global Voices:

Dallimet e mëdha në politikën ndërkombëtare i bëjnë të dy vendet të jenë të mbështetur fort pas barrikadave të qëndrimeve gati të kundërta: Shqipëria si aleate besnike e SHBA-së dhe Kina si kundërshtare dhe sfiduese e vendosur e saj. Projekti i autostradës, i cili zgjati aq shumë dhe borxhi për të cilën Mali i Zi mori kredi nga Banka Export-Import e Kinës, treguan hapur një imazh jo aq pozitiv të Kinës në rajonin tonë dhe në Evropë.

Prania e Kinës në Ballkan duket e madhe dhe është rritur viteve të fundit. Kina ka investuar miliarda në rajon dhe ka rritur shqetësimet për varësi financiare nga Pekini. Për fat, sjellja e Kinës, bëri që të mobilizoheshin forcat e institucioneve financiare evropiane për ta ndihmuar Malin e Zi të shlyente borxhin ndaj Kinës në vlerën prej një miliard dollarësh. Shqipëria me kapacitetet e saj do mund ta kishte shumë më të vështirë dhe do të duhej një negociim i gjatë, nëse do të gjendeshim përballë një situate të tillë. Ndaj kujdesi duhet të shkoj paralel me shqetësimin.

Flamujt kinezë dhe shqiptarë në aeroportin e Tiranës në 2019. Foto nga Filip Stojanovski, CC BY 3.0.

Dhe me të vërtetë progresi në pjesëmarrjen e Shqipërisë në BRI ka qenë i ngadaltë. Qëndrimi i vendit ndaj nismës u artikulua qartë nga kryeministri gjatë një vizite të fundit në Japoni. Edi Rama deklaroi se nuk shihte përfitime ekonomike nga ajo që ka mbetur nga blloku i bashkëpunimit ekonomik të Kinës “17+1″ me vendet e Evropës Lindore – një format i nisur përpara BRI-së dhe më pas i përdorur në realizimin e qëllimeve të BRI-së.

Anëtarësimi i bllokut është zvogëluar, me tërheqjen e Lituanisë në vitin 2021 dhe Letoninë dhe Estoninë që u tërhoqën vitin e kaluar. Duke folur me Nikkei Asia në Tokio më 22 shkurt 2023, Rama e përshkroi kornizën si jo të dobishme, duke shtuar: “Për sa i përket ndikimit ekonomik, do të thosha zero”. Megjithatë, tha Rama, qeveria e tij “nuk do të tërhiqet. Ne do të qëndrojmë dhe mendoj se tërheqja në parim nuk është një ide e mirë.” Ai shtoi se është e rëndësishme që vendet “të flasim sa më shumë me njëri-tjetrin” dhe “të vendosim veten në vendin e të tjerëve”.

Një lojë pa përfitime pavarësisht lidhjeve historike?

Shqipëria në fakt është e kushtëzuar për bashkëpunim me Kinën. Ishte një nga vendet më të hershme evropiane që vendosi marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, në vitin 1949. Në një farë mënyre mund të ishte më e përshtatshme të flitej për kthimin e Kinës në Shqipëri sesa për mbërritjen në Shqipëri. Në të vërtetë, mbështetja për ekonominë shqiptare ishte vendimtare gjatë viteve ’70. Në vitet 1973 dhe 1974, Shqipëria dërgoi 24 për qind të eksporteve të saj në Kinë, nga ku merrte 60 për qind të totalit të importeve (në mallra me mbështetjen financiare kineze). 1971–1975 mund të konsiderohen “vitet e arta të bashkëpunimit ekonomik dypalësh”.

Por Shqipëria sot është anëtare e NATO-s, aleate e ngushtë e SHBA-së dhe dëshiron ta shohë veten pjesë të Bashkimit Evropian në të ardhmen. “Ne duam të ndajmë barrën tonë të sigurisë me vendet që janë pjesë e aleancave tona strategjike. Këto quhen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, tha Rama në të njëjtën intervistë me Nikkei Asia.

Uashingtoni dhe Pekini po konkurrojnë qartësisht për vëmendje dhe sipas të njëjtit artikull të Foreign Policy, SHBA duket se e shpërblen Shqipërinë që i tha jo Kinës:

Interesi i ripërtërirë i Uashingtonit për Shqipërinë filloi në vitin 2020, kur vendi iu bashkua nismës Clean Network, një program i administratës së Trump që synonte të sfidonte dominimin e firmave kineze në teknologjinë celulare 4G dhe 5G. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që u bashkua dhe e ka përdorur pjesëmarrjen e saj për tu favorizuar nga Uashingtoni, i cili ka qenë i lumtur për mbështetjen në rajon.

Siguria kombëtare është ndoshta një nga pengesat kryesore për projektet e mëdha kineze, siç shpjegon për Global Voices Leftioni Peristere, një gazetar që mbulon Kinën:

Për Kinën, projektet në Shqipëri janë shumë të vogla. Është shprehur interesi për rinovimin e të gjithë rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike, i cili është shumë i nevojshëm. Por ka faktorë që kërkojnë analizë se përse një projekt i tillë nuk mund t’i besohet një kompanie kineze. Shqipëria është një vend i NATO-s; nuk mund ta lërë të gjithë rrjetin energjetik, një infrastrukturë kritike, në duart e një kompanie kineze.

Peristere gjithashtu thekson se Kinës i duhej të falte hua për projektet e BRI-së, diçka që shpesh anashkalohet nga Pekini sepse:

Duke qenë se BRI konsiderohet një iniciativë ekskluzive e presidentit Xi Jinping, edhe pa korrur asnjë rezultat, ajo do të promovohet brenda vendit në Kinë, si një sukses i liderit.

Në çdo rast, Kina nuk ka arritur shumë në këtë rikthim historik. Sipas China Index, një nismë e Doublethink Lab, një organizatë tajvaneze e shoqërisë civile e përkushtuar ndaj studimit të ndikimit keqdashës të autoritarizmit dixhital, Shqipëria është një nga vendet më pak të ndikuar nga Kina në një listë prej 82 vendeve të anketuara deri më tani. Kryesisht, Pekini është i pranishëm në media dhe në tregti. Deri më tani duket se miqësia kinezo-shqiptare e viteve ’70 nuk ka dhënë shumë mbështetje për BRI-në dhe mbetet kryesisht simbolike.

I pyetur se si duhet ta trajtojë Shqipëria bashkëpunimin me Kinën në situatën aktuale gjeopolitike, Andoni përmend se kujtimi i lidhjeve historike dhe kulturore është ende i gjallë tek brezi i vjetër në Kinë:

Këtë duhet ta përdorim për të mirën e dy vendeve tona, edhe në sport, por pa cënuar detyrimet ndërkombëtare të dy palëve.

Ky lajm është publikuar fillimisht nga Global Voices. Përkthyer nga Ardi Pulaj. Ky version ribotohet këtu nën një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis.

Mbi 40 mijë ton neurotoksina u depozituan pa asnjë masë sigurie në Maqedoninë e Veriut

Testimet nga Ministria e Mjedisit të Maqedonisë së Veriut në Pelenicë, një vend turistik në periferi të Shkupit, pranë Draçevo, treguan një përqendrim të lartë të lindanit (HCH). Lindani është një neurotoksinë që mund të dëmtojë sistemin nervor, mëlçinë dhe veshkat dhe mund të jetë kancerogjen. OHIS, kompleksi kimik tashmë joekzistent që ishte përgjegjës për zonën, nuk i vendosi mbetjet e rrezikshme në pishina betoni, siç është rasti me dy landfillet në oborrin e OHIS, gjë që e bën kimikatin veçanërisht të rrezikshëm për tokën dhe ujërat nëntokësore në zonë.

Testimi konfirmon praninë e substancave toksike të depozituara ilegalisht në tokë

Sipas testeve të bëra në disa pika të kantierit, u zbuluan përqendrime të larta të HCH në shtresën e sipërme të tokës, në një thellësi prej 20 centimetra e sipër. Mbetjet e rrezikshme përzihen me mbeturinat e ndërtimit dhe mbetjet e një fabrike qelqi. Në një thellësi prej vetëm gjysmë metri, u gjet lindani i pastër. Në raportin përmbledhës të ministrisë të lëshuar më 30 dhjetor 2022 thuhet:

“Vendi i depozitimit përmban disa lloje mbetjesh të rrezikshme – rreth 40,000 ton HCH të pastër dhe rreth 6,500 ton HCH të përzier, së bashku me mbetjet nga një fabrikë qelqi. Mostrat e marra nga kantieri përmbajnë gjithashtu një përqendrim të lartë të klorbenzeneve dhe dioksinave dhe furaneve. Është gjetur vetëm një fuçi metalike me mbeturina. Fuçi të tjera mund të jenë hequr në të kaluarën dhe përmbajtja e tyre është shpërndarë në vend. Ka edhe mbeturina ndërtimi”.

Toka është gjithashtu e ndotur me lindan, por thellësia aktuale nuk dihet. Ujërat nëntokësore pranë zonës janë gjithashtu të kontaminuara dhe ekziston rreziku i përhapjes së ndotjes. Ajo që është më e rrezikshmja, siç ka treguar edhe ekzaminimi, është ndotja e tokës së Pelenicës, sepse mbetjet e rrezikshme mund të kontaminojnë ushqimin, bimët dhe produktet bujqësore në rajon.

Ministria e Mjedisit thotë se janë tre opsione. Metoda më e mirë do të ishte mbulimi i vendit, duke përfshirë argjinaturën, me dhe, në mënyrë që të parandalohet kontakti i drejtpërdrejtë me tokën sipërfaqësore të kontaminuar dhe të kufizohet depërtimi i ardhshëm i shiut. Studiuesit gjithashtu do të vazhdojnë monitorimin e ujërave nëntokësore për kontaminim dhe do të ndalojnë përdorimin e tyre nëse është e nevojshme, në varësi të rezultateve.

Ekzaminimi është bërë nga “Deacons Emma”, së bashku me nënkontraktorin TAUW nga Holanda, nëntorin e kaluar, ndërsa marrja e mostrave është monitoruar nga ekipi i përbërë nga profesorë të Institutit të Kimisë në Fakultetin e Shkencës e Matematikës në Shkup. Analiza e mostrave është bërë në laboratorin “Eurofins” në Holandë dhe ka kushtuar 48,700 euro.

Një trashëgimi e mbetjeve toksike të depozituara fshehurazi dekada më parë

OHIS ishte një nga kompanitë më të mëdha kimike në ish-Jugosllavi, e përbërë nga 5 fabrika dhe tetë uzina të tjera, duke prodhuar gjithçka, nga detergjentët te plastika, kozmetika dhe pesticide. Ajo funksiononte midis viteve 1957 dhe 1990 kur u privatizua pjesërisht në konvertimin e diskutueshëm të kapitalit shtetëror, por kompanitë më të vogla gjeneruan humbje, duke përfunduar në falimentim në 2015.

Një pjesë e mbetjeve toksike të mbetura nga OHIS, sipas rregulloreve në mjediset e fabrikës, hidhej në dy pika zyrtare me pishina betoni që parandalojnë depërtimin e toksinave në ujërat nëntokësore dhe tokën përreth. Megjithatë, ekzistenca e vendgrumbullimit të tretë të lindanit, që ndodhet rreth shtatë kilometra larg kompleksit të fabrikës, nuk dihej nga publiku.

Raportimi ngre alarmin dhe sjell reagim institucional

Pas një investigimi të gazetarëve në vitin 2018, Meta.mk njoftoi publikun për rrezikun dhe gjatë disa viteve të ardhshme shkroi dhjetëra artikuj për ndotjen e lindanit dhe pikën e tretë, e cila është jashtë oborrit të OHIS-it.

Sipas informacioneve që disponojmë, supozohet se lindani është depozituar në vitet ’70 nga OHIS pas ndalimit të prodhimit dhe përdorimit të tij. Ndërkohë, përpara se të rrethohej dhe të izolohej, Pelenica ishte një vend i njohur për ekskursione për fëmijët e shkollave fillore nga e gjithë zona e Shkupit. Përveç fushave dhe livadheve, zona ka edhe një kishë e një park dhe ishte një vend për piknik i njohur për banorët, siç tregohet në këtë reklamë turistike.

Gjatë pesë viteve, artikujt e Meta.mk informuan publikun si për rreziqet shëndetësore dhe institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e problemit. Përpjekjet e pandërprera të gazetarëve që “ngacmuan” zyrtarët duke kërkuar përgjigje, nxitën edhe grupet mjedisore dhe qytetarët të kërkojnë që institucionet shtetërore të veprojnë me shpejtësi. Si rezultat i kësaj, në fund të vitit 2018, Ministria e Arsimit ndaloi shkollat të përdorin terrenin për ekskursione ditore, ndërsa në vitin 2019, Ministria e Mjedisit ngriti një gardh për të mos lejuar që njerëzit të shkojnë në zonën e ndotur.

Ndërkohë, qeveria nisi edhe përpjekjet për të pastruar dy pikat e lindanit brenda kompleksit të vjetër të fabrikës, duke zbuluar një tjetër vendgrumbullim brenda ambienteve dhe disa ton të tjerë lindan të pastër të paketuar në thasë në një nga magazinat e rrënuara. Materialet toksike, duke përfshirë 450 ton lindan dhe 200 ton dhè të kontaminuar, u eksportuan në fabrika të specializuara në ZvicërFrancë dhe Gjermani për t’u shkatërruar sipas standardeve të sigurisë së BE-së.

Lindani është klasifikuar si kancerogjen i grupit 1 nga Shoqata Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin, me prova të mjaftueshme që shkakton limfomën jo-Hodgkin. Kimikati është i qëndrueshëm dhe nuk shpërbëhet në mjedis. Meqenëse është një substancë e paqëndrueshme, ajo shpërndahet nga toka e kontaminuar dhe gjithashtu gjendet në grimcat PM. Njerëzit mund të ekspozohen ndaj lindanit përmes konsumimit të ushqimit të kontaminuar ose duke thithur ajër të kontaminuar. Ekspozimi kronik (afatgjatë) ndaj lindanit me anë të frymëmarrjes tek njerëzit shoqërohet me sëmundje të mëlçisë dhe gjakut si dhe me çrregullime të sistemit nervor, kardiovaskular, imunitar dhe riprodhues.

Ky lajm është publikuar fillimisht nga Meta.mk. Përkthyer nga Ardi Pulaj. Një version i redaktuar ribotohet këtu nën një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis.

Kosova dhe Serbia zgjidhin mosmarrëveshjen e targave të makinave, me ndërhyrjen e SHBA

Dy ditë pasi Kosova dhe Serbia nuk gjetën gjuhën e përbashkët për mosmarrëveshjen mbi vendimin e qeverisë së Kosovës për të ndaluar targat e lëshuara nga Serbia, BE-ja njoftoi më 23 nëntor se çështja tani është zgjidhur.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili zhvilloi bisedime të pasuksesshme më 21 nëntor në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, në përpjekje për të zgjidhur mosmarrëveshjen mbi targat e automjeteve, dy ditë më vonë ishte entuziast kur njoftoi arritjen e marrëveshjes:

Ne kemi nje marreveshje! Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë me lehtësimin e BE-së kanë rënë dakord për masat për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqëndruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

Borrell tha se Kosova do t’i japë fund veprimeve të mëtejshme lidhur me riregjistrimin e makinave, ndërkohë Serbia nuk do të lëshojë më targa makinash me emrat e qyteteve të Kosovës.

Qeveria në Prishtinë argumenton se targat që i përkasin kohës që para luftës së vitit 1999 për pavarësi nga Serbia nuk mund të jenë më të vlefshme. Autoritetet thonë se 50,000 serbët në veri të Kosovës, të cilët pranojnë vetëm institucionet vendore serbe, tani duhet të përdorin targat e Kosovës.

Çështja e targave të makinave është objekt kundërshtimi që prej kohësh nga serbët vendorë që preferojnë të përdorin targat e dhëna nga Beogradi dhe që Kosova i konsideron të jashtëligjshme. Mosmarrëveshja solli disa përplasje gjatë verës.

Në gusht BE mundësoi arritjen e një marrëveshjeje për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë, me synimin për uljen e tensioneve, pas disa episodeve të dhunshme. Por situata u përkeqësua. Më herët gjatë këtij muaji, serbët e Kosovës dhanë dorëheqjen nga pozicionet e tyre si deputetë, kryetarë komunash, punonjës të policisë dhe drejtësisë, gjatë një proteste të koordinuar, në kundërshtim me marrëveshjet e arritura mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel.

Kosova falënderon SHBA-në për ndërhyrjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi për një shtyrje në zbatimin e gjobave pas dështimit të marrëveshjes të hënën, pasi një gjë të tillë e kërkoi SHBA. Ndërhyrja e SHBA-së e shtyu Kosovën dhe Serbinë të gjejnë gjuhën e përbashkët për çështjen e targave të makinave. Siç u përmend nga kryeministri dhe presidentja e Kosovës:

Nuk ka kohë për ambicie të vogla, është koha për hapa të mëdhenj. Pajtueshmëria e djeshme hap rrugën për bisedime intensive për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë bazuar në Propozimin e BE-së të mbështetur nga 🇫🇷, 🇩🇪&🇺🇸. Faleminderime @USAmbKosovo Hovenier për rolin, mbështetjen dhe përkushtimin e tij.

Dua të falënderoj @USAmbKosovo Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. 🇽🇰 është mirënjohëse.

Uashingtoni reagoi shpejt duke e mirëpritur marrëveshjen:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe për t’u përqëndruar plotësisht dhe urgjentisht në normalizimin e marrëdhënieve nën patronazhin e dialogut të lehtësuar nga BE.

Por Serbia zgjodhi një interpretim tjetër të marrëveshjes së Brukselit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se targat ekzistuese “KM” të lëshuara për serbët e Kosovës në qytetin verior të Mitrovicës dhe të përdorura në të gjithë Kosovën veriore me shumicë serbe, do të mbeten në përdorim pavarësisht marrëveshjes, sipas BIRN.

“Targat KM, sa i përket makinave të reja, janë deri në 90 të tilla në vit, dhe sa i përket rinovimeve, ato funksionojnë normalisht dhe nuk ka asnjë detyrim askund në këtë drejtim”, tha Vuçiç të enjten për mediat në Beograd.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Edhe pse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen reciproke, Serbia nuk pranon, duke insistuar në një “zgjidhje kompromisi”.

Mosmarrëveshja e targave si justifikim për dezinformimin nxitës të luftës

Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2022, mosmarrëveshja e targave është përdorur si çështja më e dukshme nga aktorë të ndryshëm politikë si dhe nga furnizuesit e propagandës dhe dezinformimit brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.

Një analizë e narrativave kyçe pro-Kremlinit që përhapen në Ballkanin Perëndimor, e kryer së bashku nga anëtarët e rrjetit të Qendrës Kundër Dezinformimit të Ballkanit Perëndimor, vuri në dukje disa raste të analogjive të rreme që promovojnë dhe riciklojnë propagandën ruse që justifikojnë agresionin e Ukrainës.

Për shembull, përpara 31 korrikut, afati fillestar i caktuar nga Kosova për zëvendësimin e targave, Serbia filloi një fushatë duke promovuar narrativën e rreme se “Kosova po përgatit dëbimin e serbëve nga vendi, ashtu siç Ukraina i dëboi rusët nga rajonet lindore të territorit të saj”. Krahas ndërrimit të targave, “Beogradi ka dezinformuar se sipas vendimit të kryeministrit Albin Kurti, do të konfiskohen kartat e identitetit të serbëve në kufi, veprim i cili do t’i paraprijë dëbimit përfundimtar të serbëve nga Kosova.”

“Për pasojë dhjetëra qytetarë serbë me mjete të rënda bllokuan rrugët që të çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak. Por sipas vendimit të qeverisë, atyre që kanë dokumente identifikimi serbe do t’u lëshohet vetëm një dokument në pikat e kalimit kufitar, praktikë që Serbia e zbaton me qytetarët e Kosovës për më shumë se një dekadë.”

Politikanët në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi i shfrytëzuan tensionet për tu dukur, duke përhapur frikën e luftës. Gjatë gushtit, tabloidët pro-qeveritare serbe ngritën tensionet në nivel rajonal duke pretenduar se një konflikt i ri i armatosur është i pashmangshëm, me një fushatë të vazhdueshme të nxitjes së luftës. Fushata u përpoq të veçonte kryeministrin e Kosovës Kurti si fajtorin kryesor për problemet dhe pengesën për gjetjen e zgjidhjeve.

Orhan Dragaš, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Sigurisë me seli në Beograd, vuri në dukje se shpërthimi i dezinformatave nga faqet e internetit të lidhura me Rusinë dhe llogaritë e mediave sociale në Serbi, që pretendonin se luftimet kishin shpërthyer në Kosovë më 1 gusht, “ishte një operacion agresiv hibrid rus, i krijuar për të provokuar një tjetër luftë evropiane dhe për të larguar vëmendjen nga Ukraina.”

Në Kosovë, pati një pretendim të rremë nga deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje Artan Abrashi se “pas mobilizimit në Rusi, ka mobilizim edhe në Serbi”. Pretendimet sensacionale të Abrashit se ngjarje që priten të ndodhin më 24 shtator u përhapën nga shumë media lokale.

Më 26 shtator, një tabloid serb publikoi pretendime të rreme për “inkursion” “të paligjshëm” nga Forca e Sigurisë së Kosovës kundër popullatës etnike serbe në komunën e Zubin Potokut të Kosovës veriore, afër kufirit serb, gjë që ishte justifikim për reagime nxitëse nga partia politike serbe lokale dhe nga zyra e qeverisë serbe për Kosovën. Ditën tjetër, presidenti serb Vuçiç kërcënoi se nëse ka masakër ndaj serbëve në Kosovë, ushtria serbe do të ndërhynte në rast se forcat e NATO-s të vendosura në Kosovë nuk do t’i mbrojnë ata.

Në një artikull për Euroactiv, Antoinette Nikolova, Drejtoresha e Iniciativës për Media të Lirë në Ballkan, paralajmëroi se dezinformimi dhe propaganda nxitëse e luftës mund të shkaktojnë dhunë etnike të ngjashme me trazirat vdekjeprurëse të 18 viteve më parë.

Në Kosovë, një kërcënim i tillë ka peshë të veçantë. Në vitin 2004, serbët u akuzuan gabimisht për mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë etnikë. Pasoi një stuhi mediatike, e cila çoi në një shpërthim të dhunës etnike që la 19 njerëz të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur. Sipas OSBE-së, “pa raportimin e pamatur dhe sensacionalist të 16 dhe 17 marsit, ngjarjet mund të kishin marrë një rrjedhë tjetër”.

Burimi: Global Voices

 

Дисклејмер

Astronautja e parë analoge nga Ballkani: Kryerja e eksperimenteve shkencore shkëputur nga bota, në një mision analog hapësinor

Martina Dimoska është astronautja e parë analoge nga Ballkani. Si studente e diplomuar në Universitetin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​ajo po punon për t’u bërë e para nga Maqedonia e Veriut që merr një diplomë master në Studimet Hapësinore. Ajo është drejtuesja lokale e NASA Space Apps Challenge për 2022, e organizuar në dy vende historike prestigjioze: Mountain View në Silicon Valley, Kaliforni dhe Klivlënd. Ky është një partneritet vjetor me Qendrën Kërkimore të NASA Glenn në Ohajo dhe i bashkëorganizuar nga NASA Space Apps Challenge Strumica, në vendin e saj.

Dimoska është nga qyteti i vogël i Kërçovës. Në vitin 2015, ajo u vlerësua si studentja më e suksesshme në Fakultetin Teknologjik dhe Metalurgjik në Shkup dhe mbajtësja më e re e një patente krijuese në Maqedoninë e Veriut.

Ajo kaloi 21 ditë “e mbyllur” në një mjedis të simuluar të habitatit analog të Marsit, me një vonesë prej 20 minutash në komunikimin me Tokën në çdo drejtim. Në këtë intervistë për Meta.mk, Dimoska flet se çfarë do të thotë të shërbesh në një mision analog, kërkimet e saj aktuale dhe planet e ardhshme.

Meta.mk: Çfarë është misioni analog dhe cili është roli juaj në të?

Martina Dimoska (MD): Misionet analoge të astronautikës na përgatisin për eksplorimet e ardhshme të asteroidëve, Hënës, Marsit dhe trupave të tjerë planetarë. Është shumë e shtrenjtë për të kryer kërkime direkt në hapësirën, kështu që do të ishte shumë e rrezikshme dhe marrëzi t’i fillonim ato përpara se t’i nënshtrohemi testimeve, kërkimeve dhe simulimeve të gjera në Tokë. Këto përpjekje kërkimore [tokësore] kanë vlerë të madhe për komunitetin e hapësirës shkencore.

Duke testuar eksperimente të reja shkencore gjatë misioneve analoge astronautike, ne kursejmë para, burime, pajisje dhe punë. Kjo lejon zhvillimin e studimeve të kontrollit, veçanërisht për fluturimet hapësinore me njerëz si dhe masave që mund të testohen gjatë këtyre misioneve, përpara se t’i testojnë ato në hapësirë.

Astronautët përdorin rregullisht misione analoge gjatë stërvitjes së tyre, që të përgatiten për mënyrën e ndryshme të jetesës, izolimin dhe kushtet ekstreme në hapësirë. Shpesh këto misione kanë një orar, trajnime dhe përgatitje shumë të vështirë dhe rraskapitëse dhe përfshijnë shumë eksperimente shkencore. Astronautët analogë janë të privuar nga një jetë normale dhe ekuipazhi, i përbërë nga pak njerëz, është i ngarkuar për të drejtuar në mënyrë autonome të gjithë habitatin. Mund të shpjegohet me analogjinë e kryerjes së shërbimit ushtarak, kur dikush hiqet nga jeta civile dhe duhet të përshtatet në disiplinën e një sistemi hierarkik.

Për momentin jam oficere e shkencës në misionin e 14-të në Habitatin Analog të Inflatable Lunar-Mars (ILMAH) të Universitetit të Dakotës së Veriut (UND) financuar nga NASA. Ne jemi “të mbyllur” për 21 ditë, krejtësisht të shkëputur nga bota me një vonesë kohore të përshtatshme prej 20 minutash në çdo drejtim, për të llogaritur distancën prej 63.4 milionë miljesh midis Tokës dhe Marsit. Në këtë skenar marsian, ekuipazhi ynë, i cili përfshin dy anëtarë të tjerë, komandantin e misionit Tarun Bandemegala dhe inxhinieren e fluturimit Pranika Gupta, po kryen kërkime për një mision të zgjatur në Mars, me eksperimente që variojnë nga fluturimet me dron deri tek testimi në terren i llojit të ri të kostumeve hapësinore.

Meta.mk: A e konsideroni këtë një përvojë emocionuese, duke qenë astronautja e parë analoge nga Ballkani?

Martina Dimoska (MD): Më duhet të pranoj se puna është vërtet e vështirë, sepse përveç detyrimeve në mision duhet të bëj edhe punën time inxhinierike. Gjithashtu kam për detyrë të jap intervista dhe të krijoj përmbajtje në rrjetet sociale. Megjithatë, jam shumë e kënaqur që më në fund hap një shteg për brezat e ardhshëm të të rinjve nga rajoni ynë që duan të bëhen pjesë e eksperimenteve të tilla shkencore. E prita shumë këtë përvojë, u desh shumë kohë që të ndodhte. Udhëtimi që më solli në këtë pozicion u pasurua nga të gjitha përvojat dhe trajnimet që kam kaluar në vitet e mëparshme.

Aplikimet e mia për misione analoge ishin pranuar më parë, por ato nuk mund të përshtateshin në orarin tim. Megjithatë, pasi fillova studimet master në Institutin Ndërkombëtar të Hapësirës, ​​profesorët e mi zgjeruan ndjeshëm gamën time për misionet analoge, duke më dhënë një pasqyrë të zgjeruar të sektorit, kështu që unë mund të dalloja midis projekteve populiste dhe projekteve që në fakt bashkëpunojnë me agjencitë hapësinore dhe ofrojnë kontribut domethënës në shkencë. Prandaj, mund të marr vendime më të mira se ku të aplikoj në përputhje me rrugën time të karrierës dhe zhvillimin e ardhshëm.

Meta.mk: Çfarë lloj kërkimi bëni gjatë këtij misioni?

Martina Dimoska (MD): Si pjesë e ekipit tim, unë jam përgjegjëse për disa lloje kërkimesh. Për shembull, mbledhja e të dhënave EEG duke skanuar trurin e dikujt me metoda elektroencefalografie. Ne përdorim një kërkim të tillë për të vëzhguar se si izolimi dhe fluturimi në hapësirë ​​me rreze të gjatë mund të ndikojnë në aftësitë njohëse dhe kujtesën.

Një lloj tjetër kërkimi ka të bëjë me mbajtjen e vazhdueshme të komunikimit nëpërmjet sistemit online ECHO, i cili zgjat 20 minuta në një drejtim dhe 40 minuta në dy drejtime. Për shkak të distancës së tyre, Marsi dhe Toka kanë vonesë komunikimi nga afërsisht 5 deri në 21 minuta, në varësi të pozicionit të tyre gjatë orbitës rreth Diellit. Për të kryer detyrat tona urgjente të përditshme dhe për të zgjidhur një problem të rëndësishëm, ne duhet të jemi efikasë, të shpejtë dhe të durueshëm, dhe shumë, shumë të qetë.

Ne po kryejmë gjithashtu një studim të ushtrimeve me një kostum të veçantë që mat shenjat tona vitale, të quajtur CardioBreath. Ky është një projekt shkencor i zhvilluar nga Universiteti Simon Frasier në bashkëpunim me Agjencinë Kanadeze të Hapësirës, ​​NASA dhe Universitetin e Dakotës së Veriut. Të njëjtat kostume përdoren në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Hulumtime të tjera përfshijnë module për rritjen e bimëve, ku mbjellim fara me rritje të shpejtë të destinuara për udhëtime në hapësirë, si dhe mikrogjelbërime dhe përdorim sistemet Hamama.

Ne gjithashtu kemi një pajisje ЕxoLab e cila “kap” dioksidin e karbonit që synon të ndihmojë në ruajtjen e jetës në Tokë, si dhe në hapësirë. Ekziston një plan për të nisur pajisje të tilla në ISS më 15 nëntor dhe për të krahasuar rezultatet e kërkimit nga Toka dhe nga hapësira. Ne po kryejmë gjithashtu testimin në terren të një versioni të përmirësuar të kostumit hapësinor UND NDX2-AT EVA, i përdorur për jashtë mjeteve, p.sh. për Shëtitjet në Hapësirë.

Gjatë misionit, ne përdorim gjithashtu një rover për ekskursione shtesë për të mbledhur mostra, për të hartuar terrenin për zhvillimin e ardhshëm të habitatit dhe për të ekzaminuar mostrat gjeologjike në një laborator gjeologjik. Ne kryejmë gjithashtu mikrobiologji, printim 3D dhe eksperimente të tjera, disa prej të cilave janë të klasifikuara. Ne i nënshtrohemi testeve të përditshme, pyetësorëve psikologjikë, zgjidhjes së problemeve në situata kërcënuese për jetën dhe një orari shumë të rreptë për t’u ndjekur.

Meta.mk: Cilat janë planet tuaja profesionale për të ardhmen?

Martina Dimoska (MD): Do të doja të vendosja një bashkëpunim më serioz midis vendit tonë dhe institucioneve me të cilat kam bashkëpunuar si individ, për të pasuruar njohuritë tona kolektive dhe pjesëmarrjen në industrinë hapësinore. Unë tashmë kam një ekip aktiv dhe së fundmi kemi themeluar Aleancën Ndërkombëtare të Hapësirës. Fokusi im kryesor në këtë periudhë është sektori privat i hapësirës dhe krahas realizimit të potencialit tim si inxhiniere, ndjek në mënyrë aktive arritje të tjera, por veçanërisht misione analoge.

Gjithashtu po punojmë shumë në hakatonët e NASA Space Apps Challenge, në vendndodhje shumë të rëndësishme me bashkëpunim të madh me popullsinë vendase. Ne drejtojmë NASA Space Apps Challenge Mountain View në Silicon Valley, Kaliforni, të organizuar nga NASA Ames Research Center, dhe NASA Space Apps Challenge Klivlënd në Ohio, të organizuar nga Qendra Kërkimore e NASA Glenn. Nga mbi 300 vendndodhje anembanë botës, këto dy janë të vetmet që zhvillohen në vend direkt brenda qendrave kërkimore të NASA-s, të mbështetur nga personeli i NASA-s. Kjo arritje është njohur gjerësisht, ndërsa bashkëpunimi ynë i ngushtë me NASA Space Apps Challenge Strumica në Maqedoninë e Veriut hap dyer dhe mundësi të reja si për pjesëmarrësit, ashtu edhe për vendin tonë në tërësi.

Ju mund të mësoni më shumë për rrugën e Martina Dimoskës në industrinë e hapësirës ajrore, kërkimet e saj shkencore përmes misioneve analoge dhe Habitatin Analog Marsian nga kjo video nga IgnitedThinkers:

Ky artikull bazohet në shkrimin origjinal nga Meta.mk. Një version i redaktuar është ribotuar këtu me një marrëveshje për ndarjen e përmbajtjes midis Global Voices dhe Fondacionit Metamorphosis. Përkthimi në gjuhën shqipe është bërë nga Global Voices.

RMV, shtyhet deri në vitin 2022 ndalesa për import të automjeteve të përdorura nën standardet EURO 5

Premtimi i Ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nga janari se Maqedonia këtë vit do të ndalojë importin e automjeteve të përdorura me standarde nën EURO 5 për emetime të gazrave megjithatë nuk do të përmbushet. Në vend se sivjet, informacioni i fundit nga Ministria e Ekonomisë është se ndalesa për import të automjeteve më të vjetër se 10 vjet do të vendoset në vitin 2022, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, në fazën përfundimtare analiza është e rregulloreve që dalin nga Ligji për automjetet, e të cilat e rregullojnë importin e automjeteve. Në të njëjtën kohë, aty përcaktohen specifikimet teknike që automjetet duhet të plotësojnë kur importohen për të përmbushur të paktën standardin EURO 5. Pritet që rregulloret të miratohen në fillim të vitit të ardhshëm”, kanë informuar nga Ministria e Ekonomisë për “Meta.mk”.

Shtyrja e ndalesës për import të automjeteve të përdorura me standardet EURO 5 vjen së bashku me vonesën e një sërë masash dhe kufizimesh ligjore, të cilat duhet të destimulojnë përdorimin e këtyre automjeteve. Kështu, gjatë tre viteve të fundit, nuk u zbatua masa e shpallur për futjen e etiketave ekologjike për të gjitha automjetet në vend, e cila në kushtet e ndotjes së madhe do t’i pengonte të lëvizin automjetet që lëshojnë më së shumti grimca të dëmshme në ajër.

“Portalb.mk” dhe “Meta.mk” tashmë kanë bërë të ditur se vitin e kaluar në vendjanë regjistruar 500.633 automjete për udhëtarë dhe rimorkio, gjegjësisht brenda një dekadë numri i automjeteve të regjistruara në Maqedoniështë rritur për 150.000. Ajo që shqetëson më së shumti është rritja e moshës mesatare të automjeteve në vend, e cila në vitin 2020arriti në 19,4 vjet.

Importi i automjeteve të përdorura vazhdon, kurse të dhënat e Drejtorisë së Doganave thonë se importuesit, në periudhën janar-qershor 2021, ia kanë dalë të importojnë20.505 automjete të përdorura, ndërsa si automjete të reja të papërdorura në këtë periudhë u importuan pothuajse tre herë më pak, gjegjësisht 3.410.

Ndalesa  për import të automjeteve të përdorura me standarde nën EURO 5do të parandalonte që në Maqedoni të sillen makina dhe mjete të tjera të transportit që janë prodhuar para vitit 2011, përkatësisht do të ndalohet importi i automjeteve më të vjetra se 10 vjet. Bosnja dhe Hercegovina ka zbatuar një rregullore të tillë që nga mesi i vitit 2019, ndërsa Shqipëria vendosi ndalesë të tillë më 1 janar 2019.

Ndryshe nga këto dy vende, Serbia ka standarde më pak të rrepta, kështu që fqinji verior aktualisht ndalon importin e automjeteve me standarde nën EURO 3. Kjo do të thotë se në Ballkanin Perëndimor ka kritere të ndryshme për importimin e automjeteve të vjetra, të cilat lejojnë një sasi të caktuar të këtyre automjeteve, të cilat tashmë janë të ndaluara në Evropë, të ri-importohen në këto vende.

Përkujtojmë se për shkak të rritjes së shkallës së motorizimit të popullsisë në vend, emetimet e gazrave serë nga transporti po rriten, gjë që çon në ndryshime klimatike. Nëse shikoni të dhënat në sektorin e Energjetikës, në vitin 1990 transporti kishte pjesëmarrje prej 8,2 përqind në prodhimin e gazrave të dëmshëm të matur në dyoksid karboni, ndërsa në vitin 2016 përqindja e tij u rrit në 28,1 përqind.

Maqedonia e Veriut vitin e kaluar ka investuar 8 mln euro në mbrojtje të ajrit, industria ka marrë pjesë me 1,3 mln euro (Infografik)

Edhe përkrah asaj që për ajrin e ndotur në Maqedoninë e Veriut flitet shumë në opinion, investimet në mbrojtjen e ajrit janë të pakta. Vitin e kaluar si shpenzime dhe investime për mbrojtje të ajrit janë regjistruar rreth 8 milionë euro, tregojnë të dhënat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikës. Industria dhe prodhuesit e specializuar në gjithë vendin në mbrojtje të ajrit ka investuar 124.558.000 denarë, përkatësisht pak më shumë se 3 mln euro.

Prej këtyre mjeteve, industria e përgjithshme maqedonase vitin e kaluar ka investuar në mbrojtjen e ajrit vetëm 83.278.000 denarë, apo rreth 1,3 mln euro. Këtu hyjnë edhe filtrat për mbrojtje nga lëshimi i substancave të dëmshme në ajër, si dhe të gjitha investimeve të tjera që kanë të bëjnë me emetimet e gazrave serrë në atmosferë, të cilat i shkaktojnë ndryshimet klimatike.

Drejt një niveli të këtillë të investimeve për mbrojtje të ajrit te industria mund të lidhen edhe të dhënat statistikore për pagesën dhe kompensimet për shërbimet e kryera për mbrojtje të ajrit, të cilat në vitin 2020 kanë qenë rreth 9,500 euro te sektori privat.

Të dhënat nga vitet e kaluara tregojnë se megjithatë në vend vitin e kaluar janë investuar më shumë mjete në lidhje me vitet e kaluara. Kështu që, në vitin 2019 investimet e përgjithshme dhe shpenzimet për mbrojtje të ajrit kanë qenë vetëm 3,2 mln, ndërsa vitin paraprak ato kanë qenë 3,9 mln euro.

Vlera më e lartë e shpenzimeve dhe investimeve për mbrojtje të mjedisit jetësor është vërejtur në vitin 2014 – 13,7 mln euro, ndërsa në këtë periudhë pikërisht industria i ka investuar pothuajse të gjitha këto mjete në funksion të mbrojtjes nga ndotja e ajrit, si problem me të cilin është ballafaquar shoqëria jonë.

Në vendet e zhvilluar, ndërsa ajo do të jetë edhe njëra ndër kriteret e domosdoshme të vendit për anëtarësimin e ardhshëm në BE, mbrojtja e mjedisit jetësor zbatohet përmes principit “ndotësi paguan”, që nënkupton se shpenzimet dhe investimet në funksion të mjedisit të pastër jetësor duhet t’i bart personi juridik apo fizik që e ndot ambientin, përkatësisht në këtë rast, ai i cili e ndot ajrin.

RMV, brenda një dekade janë regjistruar 150.000 automjete të tjera, shumica e tyre të përdorura (Infografik)

Nga 350.762 automjete të regjistruara në vitin 2012 deri në 500.633 automjete me targa të Maqedonisë vitin e kaluar. Për më pak se një dekadë, numri i automjeteve që qarkullojnë në rrugët e vendi është rritur për 150.000. Gjëja më shqetësuese është se këto janë automjete të përdorura me nivel të lartë ndotjeje. Shkalla e motorizimit të qytetarëve të Maqedonisë po rritet me shpejtësi nga viti në vit, gjë që sjell probleme me bllokimet e trafikut dhe mungesë të  vendeve për parkim në qytete, por edhe në nevojën për investime serioze të shtetit në infrastrukturën rrugore dhe marrjen e masave për zbutjen e pasojave të ndotjes së ajrit dhe ndryshimet klimatike.

Të dhënat në nivel kombëtar të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se rritja më e shpejtë është në blerjen e veturave të pasagjerëve, të cilat në vitin 2020 në vend ishin gjithsej 429.196. Ky numër rekord ndiqet nga kamionët, të cilët kanë vazhduar të rriten me kalimin e viteve. Vitin e kaluar në vend kishim gjithsej 39.202 kamionë dhe automjete për transport të mallrave, si dhe 12.794 motoçikleta.

Të dhëna të tilla statistikore për rritjen e shkallës së motorizimit të popullsisë bëhen shqetësuese nëse këtyre ua shtojmë informacionin se mbi 80 përqind të automjeteve të importuara në vend janë të përdorura. Drejtoria e Doganore e RMV ka përllogaritur se vitin e kaluar në vend kanë hyrë 26.265 automjet të përdorura dhe vetëm 6.013 të reja (makina, kamionë, autobusë). Këto automjete të përdorura me motorë më të vjetër emetojnë dukshëm më të larta të dyoksidit të karbonit, i cili ndot ajrin shumë më tepër, për çka “Meta.mk” tashmë ka shkruar.

Përvojat nga vendet e tjera tregojnë që nëse transporti lihet të zhvillohet pa kontroll dhe masa nga autoritetet kompetente, atëherë importi i automjeteve do të rritet në mënyrë të pakontrollueshme dhe do të shkaktojë kolaps në funksionimin e qyteteve, por edhe në ruajtjen e mjedisit të shëndoshë jetësor. Prandaj, autoritetet shtetërore dhe komunale janë faktori kryesor që duhet të zbatojnë masat e propozuara nga sektori joqeveritar dhe institucionet shkencore.

Pikërisht Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve (AHSAM) në Raportin e Tretë dyvjeçar për ndryshime klimatike të Republikës së Maqedonisë së Veriut  paraqiti disa masa konkrete për të zbutur pasojat e ndryshimeve klimatike në fushën e transportit, gjegjësisht për të zvogëluar emetimet ekzistuese të dyoksidit të karbonit.

Ndër masat e propozuara për autoritetet që duhet të zbatohen, ASHAM ka kërkuar miratimin e rregulloreve në vend që do të ndalojnë blerjen e makinave me standard më të ulët se EURO 6, subvencione prej 5,000 euro për blerjen e automjeteve elektrike në periudhën 2020- 2023. parkimi i gjelbër i rezervuar në të gjitha parkingjet publike, detyrimi për të instaluar karikues të shpejtë për makinat elektrike në të gjitha pikat e karburantit në autostrada, sigurimi i subvencioneve dhe sistemeve për marrje me qira të biçikletave dhe skuterëve elektrikë në qytete, politika të reja parkimi që do të zvogëlojnë përdorimin e makinave në zonat urbane dhe ndërtimin e infrastrukturës për biçikleta, detyrimet e institucioneve publike për të blerë automjete me emetim të ulët të CO2 dhe për të rritur përdorimin e trafikut hekurudhor për udhëtarë dhe mallra.

Kundrejt masave të tilla të propozuara, realiteti tregon se Qeveria ka premtuar, por në vitin 2021 ende nuk e ka zbatuar kufizimin në importin e makinave me standard emetimi minimal prej EURO 5, subvencione për blerjen e automjeteve elektrike nuk janë përfshirë, ndërsa karikuesit për automjetet elektrike në rrugë nuk janë vendosur. Megjithëse u premtua nga qeveria qendrore, institucionet publike ende nuk janë të detyruara të blejnë automjete me emetim të ulët të dyoksidit të karbonit, ndërsa numri i udhëtarëve të transportuar në trafikun hekurudhor është në nivelin më  të ulët historik.

Qeveria e RMV-së tha për “Meta.mk” muajin e kaluar se në Ligjin për automjete është paraparë program për subvencionimin e automjeteve të reja, por për shkak të situatës me kovid-19 nuk është aktivizuar. Ende nuk ka datë se kur do të fillonin këto subvencione dhe nuk dihet kur institucionet publike do të fillonin të kishin detyrime se çfarë automjetesh zyrtare do të blejnë në të ardhmen.

Si kujtesë, pjesëmarrja e transportit në emetimet totale të gazrave serrë në vend po rritet në mënyrë të pandalshme, së bashku me pjesëmarrjen e transportit në ndotjen e ajrit në qytete. Nëse shikoni të dhënat në sektorin e Energjetikës, në vitin 1990 transporti merrte pjesë me 8,2% në prodhimin e gazrave të dëmshëm të matura në dyoksid karboni, ndërsa në vitin 2016 kjo përqindje u rrit në 28,1%. Nga viti 2016 deri në vitin 2020 në vend, ka pothuajse 40.000 makina të tjera, motoçikleta, kamionë, traktorë dhe autobusë.

RMV, numri i automjeteve vitin e kaluar tejkaloi pragun prej 500.000, mosha mesatare e makinave rekorde prej 19.4 vjet (Infografik)

Vazhdon të rritet numri i automjeteve të regjistruara në transportin e udhëtarëve në vend, ndërsa së bashku me to edhe mosha mesatare, e cila është veçanërisht shqetësuese për makinat. Në vitin 2020, për herë të parë në historinë e tij, vendi regjistroi mbi gjysmë milioni automjete të regjistruara me motor dhe rimorkio, pra gjithsej 500.633 vetura, autobusë, kamionë, motorë, traktorë dhe automjete të tjera motorike. Në Maqedoni vitin e kaluar kishte edhe 429.196 rekord makina me targa nga vendi, shkruan Meta.mk.

Tendenca e rritjes së motorizimit të popullsisë nga i gjithë vendi ndiqet edhe në kryeqytet. Vitin e kaluar në Shkup u regjistruan 155.195 vetura, pra për herë të parë në historinë e kryeqytetit është tejkaluar numri prej 150.000 automjeteve motorike të udhëtarëve në pronësi të qytetarëve. Rritja e numrit të këtyre mjeteve transportuese ka pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.

Ajo që është shqetësuese për rritjen e numrit të automjeteve në pronësi të qytetarëve është mosha mesatare e flotës. Një gjë e tillë është më shqetësuese te makinat, të cilat në vitin 2020 kishin moshë rekorde mesatare prej 19.4 vjetësh, që është një shifër e paparë deri më tani në historinë e fundit të transportit në vend.

Të dhënat e tilla nuk janë befasuese, nëse merret parasysh fakti se importi i pandërprerë i automjeteve të përdorura nga jashtë prej vitesh nuk është vënë nën kontroll të autoriteteve. Edhe pse Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në fillim të këtij viti njoftoi se Qeveria synon që në vitin 2021 të kufizojë importin e makinave me standard emetimi minimal EURO 5, kjo nuk është bërë deri më sot.

Edhe shifrat tregojnë se importi i automjeteve të përdorura nga jashtë jo vetëm që nuk po zvogëlohet, por në gjysmën e parë të vitit 2021 kishte më shumë se dyfishin e numrit të automjeteve të vjetra të importuara në Maqedoni krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së doganave, importuesit e automjeteve të vjetra arritën të fusin 20.505 automjete të përdorura në periudhën janar-qershor 2021, ndërsa si automjete të reja të papërdorura u importuan pothuajse tre herë më pak, gjegjësisht 3.410.

Megjithëse automjetet janë një nga shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit në qytete, ato edhe i rrisin bllokimet e trafikut dhe mungesën e vendeve të parkimit, transporti rrugor me një numër në rritje të automjeteve ka ndikim serioz negativ në ndryshimin e klimës, me rritjen e emetimeve të gazrave serrë në vend.

Portalb.mk dhe Meta.mk kanë shkruar disa herë gjatë kësaj periudhe se me kalimin e viteve, kryesisht për shkak të importit të automjeteve të përdorura nga jashtë që më shpesh përdorin naftë si lëndë djegëse, pjesa e transportit në emetimet totale të gazrave serrë në vend po rritet në mënyrë të pandalshme. Nëse shikohen të dhënat në sektorin e Energjisë,në vitin 1990 transporti kishte një pjesë prej 8.2 përqind në prodhimin e gazrave të dëmshëm të matur në dioksid karboni, ndërsa në vitin 2016 përqindja e tij u rrit në 28.1 përqind.

Nëse marret parasysh fakti se në vitin 2016 konsumi i naftës për transportin rrugor ishte më i ulët, ndërsa numri i automjeteve në vend katër vjet më parë ishte për 40.000 më i ulët në krahasim me vitin 2020, aspak befasuese nuk do të jenë të dhënat më të fundit negative mbi emetimet e gazrave serrë nga transporti në vend, të cilat ende nuk janë shpallur.

RMV, pas regjistrimit të tmerrshëm të vitit 2019, prerjet ilegale në pyje vitin e kaluar u vendosën pjesërisht nën kontroll (Infografik)

Prerjet ilegale të drunjve në vend janë problemi që vazhdon të shkatërrojë burimet pyjore. Vetëm në vitin 2020, 19.282 metra kub drunj të prerë në mënyrë të paligjshme u regjistruan nga fondi pyjor i vendit, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave (EShS). Situata vitin e kaluar u përmirësua në krahasim me vitet e mëparshme, por duhet të kihet parasysh edhe faktin se për shkak të pandemisë kovid-19 kishte kufizim në lëvizjen e të gjithë popullsisë në periudha të caktuara kohore.

Statistikat tregojnë se viti katastrofik për fondin pyjor ishte viti 2019, kur prerësit e drunjve arritën të prisnin ilegalisht 45.795 metra kub masë drusore. Për pesë vitet e fundit, por edhe për gjithë dekadën paraprake, informacionet e disponueshme përmes EShS -së tregojnë se nuk ka vit, në të cilin nuk janë vjedhur të paktën 10.000 metra kub dru nga pyjet.

Ky shkatërrim i vetëdijshëm i pyjeve ka për qëllim kryesisht fitimin ilegal, ndërsa pasojat më të mëdha të kësaj ndihen nga popullata vendase që jeton pranë zonave pyjore. Zonat e mbjella me drunj janë përthithësi i vetëm i emetimeve në rritje të gazrave serrë në atmosferë, ndërsa lejimi i prerjeve ilegale automatikisht nënkupton neglizhimin e ndikimit të ndryshimit të klimës me të cilin po përballet vendi ynë.

Në publikimi “Shkatërrimi i së ardhmes sonë: Format/modelet e krimit të organizuar në prerjet ilegale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i përgatitur këtë vit nga Qendra për strategji evropiane EUROTHINK, jep të dhëna të detajuara mbi dëmet e shkaktuara nga prerjet ilegale.

Në dokument pretendohet se inventari i fundit i fondit pyjor kombëtar të vendit është bërë në vitin 1979. Vitin e kaluar, u sekuestrua një masë druri e fituar në mënyrë të paligjshme prej 857 metra kub dru zjarri, 62 metra kub dru teknik, 7 metra kub dru tjetër teknik dhe 143 metra kub dru të pa konfiskuar.

Policia pyjore në dekadën e fundit konfiskoi 4.238 automjete dhe 6.626 mjete për prerje, janë të dhënat ku arritën autorët e këtij botimi Ivan Stefanovski, Aleksandra Danailovska dhe Mila Georgievska. Përveç kësaj, ata zbuluan të dhëna që tregojnë se vetëm në vitin 2020, janë dorëzuar 778 ankesa nga Policia Pyjore në lidhje me rastet dhe rastet aktive që lidhen me prerjet ilegale.

Ajo që është më e frikshme, vjedhësit e drunjve nuk janë armiqtë e vetëm të fondit pyjor, i cili në periudhën e kaluar vuan edhe nga zjarret pyjore, fatkeqësitë natyrore, por edhe nga zvogëlimi i vazhdueshëm i sipërfaqeve të reja pyjore në vend.

Në përgjithësi, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave për vitin 2020 tregojnë se sipërfaqja e përgjithshme e tokës pyjore ishte1.153.451 hektarë, që është zona më e madhe në dekadën e fundit. Përqindja e sipërfaqes nën pyje të kësaj toke rritet me kalimin e viteve, por rriten edhe hektarët e tokës pyjore djerrë.

Lokomotivat e reja kineze këtë verë do të fillojnë të qarkullojnë në Hekurudhat e Maqedonisë

Më së voni deri në prill do të arrijë një nga katër lokomotivat për Hekurudhat e Maqedonisë – Transport, të furnizuar nga kompania kineze CRRC Xhuxhou. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për “Meta.mk” informojnë se lokomotivat tjera do të arrijnë muajt në vijim, ndërsa investimi i përgjithshëm arrin 7 milionë euro për rinovim.

Lokomotivat elektrike kineze do të përdoren për transport të ngarguar në hekurudhën e elektificuar nga Tabanovca deri në Gjevgjeli. Është parashikuar që të qarkullojnë me shpejësinë maksimale nga 120 kilometra në orë. Mes karakterisitkave të reja teknike, me rëndësi është të përmendet se lokomotivat e reja do të kenë mundësi të kthejnë pjesë nga energjia elektrike e përdorur në momentin e frenimit.

Rinovimi i trensve duhet ta ulë harxhimin e energjisë elektrike, por njëkohësisht të mundësojë vollum të rritur të punës së Hekurudhave të Maqedonisë. Ndërmarrja Publike e Hekurudhave për momentin disponon lokomotiva, të cilat çdo ditë shfrytëzohen për mirëmbajtjen e komunikacionit ngarkues, por edhe të udhëtimit.

Hekurudhat e Maqedonisë dhe kompania kineze në fillim të vitit 2017 e nënshkruan marrëveshjen për furnizimin e katër lokomotivave. Investimi për rinovim të trenave ishte siguruar nga krediti i ngritur nga Banka Evropiane për Rinovim dhe Zhvillim.