fbpx

Apel deri te Instituti për gjuhë maqedonase: Drejtshkrimi të jetë falas edhe në internet

-

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metaorfozis” dhe Aleanca për Resurse të Hapura Arsimore të Maqedonisë drejtuan apel deri te Instituti i gjuhës maqedonase “Krste Misirkov”- Shkup që të mundësoj qasje falas deri te drejtshkrimi i gjuhës maqedonas në formë digjitale, si resurs të hapur arsimor për të gjithë qytetarët.

Në letrën ata përkujtojnë se javën e kaluar u promovuar drejtshkrimi i ri i gjuhës maqedonase që tani është i kapshëm për shitje në version të shtypur dhe propozohet, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për mjet arsimor e përpiluar me mjete publike, të jetë e kapshme për tërë opinionin në formë digjitale, përmes internetit në formë të resursit të hapur arsimor.

“Apelojmë deri te Instituti i gjuhës maqedonase “Krste Misirkov” të mundësojë qasje falas deri në drejtshkrimin në formë digjitale, si resurs i hapur arsimor për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, të cilët si obligues tatimor tanimë kanë paguar për këtë punë si dhe njerëzit nga e tërë bota që janë të interesuar për drejtshkrimin e gjuhës maqedonase” thuhet në letër.

Projekti “Nisma për resurse të hapura arsimore” ka për qëllim të ndikoj në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të opinionit akademik për krijimin e resurseve të hapura arsimor në RM. Zbatues i projektit është Fondacioni “Metamorfozis”.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.