fbpx

Ahmeti në Athinë ka vërejtur vullnet të mirë për zgjidhje kompromisi për emrin

-

Kontesti me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë kanë qenë dy temat kryesore të bisedimeve mes kreut të BDI-së Ali Ahmetit dhe shefit të diplomacisë greke Nikos Kozias në takimin e sotëm në ministrinë e jashtme greke.

Ahmeti i shoqëruar nga dy zv/kryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferi dhe deputeti Artan Grubi theksoi se ka vërejtur vullnet të mirë dhe gatishmëri nga pala greke për zgjidhjen e kontestit me emrin, qëndrim të cilin planifikon ta bart tek partnerët e koalicionit në Maqedoni.

“Unë jam i hapur dhe të gjitha mendimet dhe qëndrimet do t’i bart tek partnerët e koalicionit. Vërejta gatishmëri dhe vullnet të mirë tek ministri i jashtëm grek për gjetjen e kompromisit. Këtë vullnet të mirë do ta bart në Shkup me shpresë që ky vullnet do të jetë i dyanshëm” theksoi Ahmeti pas takimit.

Në pyetjen e televizionit “Kanal 5” nëse janë biseduar propozime konkrete, Ahmeti theksoi se vet kohëzgjatja e bisedimeve prej 1 orë e gjysmë tregon se për temat është biseduar hollësisht. Ai shtoi se është diskutuar rreth ideve dhe qëndrimeve për tejkalimin e kontestit të emrit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.