fbpx

Ahmeti: Kërkojmë mënyrë sërish të thirret Parlamenti

-

Konsultojmë ekspertë vendor dhe të huaj në lidhje me atë se si mund ta kthejmë Parlamentin në funksion, deklaroi kreu i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoni, Johanes Hajndël.

Ai shtoi se e ka njoftuar Hajndël se për momentin s’ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të 5 qershorit.

“Me Hajndël kemi diskutuar për krizën politike dhe Marrëveshjen e Përzhinës. BDI paraqiti qëndrimet e veta për zgjidhjen e krizës politike. Kur jemi te zgjedhjet, mendoj se nuk mirë të mbahen për shkak të imazhit të vendit. Kërkojmë mënyrë që të thirret Kuvendi sërish. Dhe, pasi të rikthehet Parlamenti hapen shumë çështje për zgjedhje. Kemi diskutuar ekspertë se si ta arrijmë rikthimin e Kuvendit. Do t’i kërkojmë të gjitha rrugët” deklaroi Ahmeti.

Kreu i BDI nuk deshi të zbardh në ç’mënyrë mund të thirret sërish Kuvendi dhe se a do të bëhet kjo përmes Gjykatës kushtetuese. Ai tha se ende kërkojnë metodologjinë si të bëhet kjo.

Në ambasadën gjermane në Shkup, në takim me Hajndël arriti edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Tani për tani nuk ka paralajmërim për takim të mundshëm me kreun e shtetit, Gjorgje Ivanov.

Sot pasdite Hajndë përfundoi vizitën dyditore në Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.