fbpx

Bruksel: Nëse ka zgjedhje më 5 qershor, ato nuk do të pranohen nga komuniteti ndërkombëtarë

-

Brukseli shprehë keqardhje për krizën politike në kontinuitet e cila po e largon vendin nga aspiratat euroatlantike, deklaroi për “Meta”, zëdhënësi i Komisionit Evropian.

“Komisioni ka vërejtur se disa herë është shfaqur nevoja për pastrimin e listës zgjedhore, sigurimin e balancit mediatik gjatë raportimit informativ dhe nga hetimi për frikësimin e votuesve.

“Në këso kushte, çdo Qeveri që do të shkojë në zgjedhje në të cilat tre partitë më të mëdha nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, nuk do të jetë partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare. Për atë, Komisioni u bën thirrje të gjithë liderëve politik dhe autoriteteve relevante që të ndërmarrin hapa vendimtar për zgjidhjen e situatës dhe ta respektojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Gjithashtu, u bën thirrje liderëve që menjëherë të merren me problemet aktuale të sundimit të ligjit. Kjo veçmas ka të bëj me tërheqjen e vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për falje. Ligji patjetër të sundojë dhe patjetër të shihet. Ajo është mënyra e vetme që të kthehet besimi i qytetarëve te institucionet e shtetit, t’u jepet fund tensioneve dhe të ruhet sundimi i ligjit. Liderët politik nuk mund të bëhen sikur kjo është punë e rëndomtë. Hapat e fundit dhe lëshimet e ardhshme tani do të kenë pasoja serioze”, thotë zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Komisioni thotë se ata ngelen të përkushtuar dhe të gatshëm për t’u ndihmuar partive. Megjithatë, partitë janë ata që janë përgjegjës që të sigurojnë progres demokratik dhe ta kthejnë shtetin në rrugën euroatlantike.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.