Nga gjithsej 156 rrugë që janë nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, më shumë se gjysma, 91 rrugë ose 58 përqind, janë emëruar sipas emrave të personave. Prej tyre, 87 janë emra të meshkujve ose 96 përqind dhe katër janë emra të femrave ose vetëm katër përqind, njofton Meta.
Kjo thuhet në analizën e emrave të rrugëve, të realizuar nga Qendra për promovimin e vlerave qytetare “AGORA” pas njoftimit nga qyteti i Shkupit për iniciativë për të ndryshuar emrat e rrugëve.
Gratë janë pakicë edhe kur bëhet fjalë për sheshe dhe ura. Nga 13 sheshe në Shkup, gjashtë (46 përqind) janë emëruar sipas personaliteteve të famshme, e prej tyre vetëm dy janë emra të grave. Nga tetë ura në Shkup, tre janë emëruar sipas personaliteteve, nga të cilat vetëm një urë mban emrin e një gruaje.
Krejt shtatë emrat e femrave të cilat janë përdorur për emërtime në qytet, në fakt janë vetëm pesë – Nënë Tereza (shesh, urë, rrugë), Shën Maria (shesh), Indira Gandhi (rrugë), Boca Ivanova (rrugë), Depa Kavajova (rrugë).
“Emërtimet e rrugëve më të mëdha të Shkupit dhe hapësirat kryesore publike na tregojnë shumë për atë se cilët njerëz dhe ngjarje shoqëria jonë dëshiron t’i kujtojë dhe si e shohim ne barazinë gjinore. Kjo është arsyeja përse autoritetet e reja shpesh i ndryshojnë emrat e hapësirave publike kur vijnë në pushtet, kështu që emërtimi i hapësirave publike shndërrohet në një fushë beteje midis ideologjive”, thuhet në studim.
Analiza e emrave të rrugëve nën kompetenca të qytetit të Shkupit | Analiza nga AGORA i shqyrtoi këto hapësira dhe vërtetoi se | Nga numri i përgjithshëm prej 156 rrugë më tepër se gjysma (91 rrugë ose 58%) janë emërtuar sipas personave | ||||||
Pas njoftimit nga qyteti i Shkupit për iniciativë për të ndryshuar emrat e rrugëve të cilat janë nën kompetencë të qytetit, “AGORA” Qendra për promovimin e vlerave qytetare nisi analizën e emrave ekzistues të rrugëve në qytet. Nëse ndërrojmë diçka atëherë le të shohim se çka po ndërrojmëAshtu që, sipas të dhënave të ndërmarrjeve publike “Rrugë dhe sokaqe” në Shkup ka: | Prej tyre 91 janë persona | 96% 4%87 janë emra 4 janë emra
të burrave të grave Gratë janë pakicë edhe kur bëhet fjalë për sheshe dhe ura |
||||||
156rrugë rajonale dhe përmbledhëse | 13sheshe | 8ura | Prej këtyre 6 personave | 67%4 janë emra të burrave | 33%2 janë emra të grave
|
|||
Emërtimet e rrugëve kryesore, përkatësisht rrugëve më të mëdha dhe hapësirave kryesore publike na tregojnë shumë për personat dhe ngjarjet të cilat shoqëria jonë donë t’i kujtojë dhe për atë se si e shohim barazinë gjinore. Kjo është arsyeja përse autoritetet e reja shpesh i ndryshojnë emrat e hapësirave publike kur vijnë në pushtet, kështu që emërtimi i hapësirave publike shndërrohet në një fushë beteje midis ideologjive. Në Shkup emrat e hapësirave publike janë ndërruar disa herë | Nga 8 ura në Shkup3 (37%) janë emërtuar sipas personave
Nga këto 3 persona 2 janë burra 1 është grua |
|||||||
Krejt 7 emrat të cilat janë përdorur për emërtime në qytet, në fakt janë vetëm pesë – | Nënë Tereza (shesh, urë, rrugë),Shën Maria (shesh), Indira Gandi (rrugë), Boca Ivanova (rrugë), Depa Kavajova (rrugë) | |||||||