fbpx

Keshi ende mbizotëron në pikat e taksës rrugore – mezi 5,6 përqind e të ardhurave janë arkëtim elektronik

-

Sistemi elektronik për arkëtim të taksës rrugore sjell të ardhura modeste për shtetin. Pjesëmarrja e mënyrës së re të arkëtimit të të ardhurave të përgjithshme nga taksa rrugore verën e kaluar ka qenë 5,6 përqind. Nga shitja e pajisjeve elektronike për taksë rrugore dhe nga mbushja e këtyre pajisjeve në korrik dhe gusht janë inkasuar rreth 528.000 euro, shkruan Meta. Përkundër kësaj, të ardhurat e përgjithshme nga taksa rrugore në këta dy muaj kanë qenë mbi 9,5 milionë euro, tregojnë të dhënat e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Numri i shfrytëzuesve të sistemit elektronik për arkëtim ka vazhduar të rritet edhe në gusht. Deri në fund 31 gushtit, janë shitur 8.121 M-kard dhe M-tag pajisje për pagesë në pikat e taksës rrugore.
Nga shitja e tyre janë realizuar të ardhura në shumë prej 63.500 euro. Në korrik dhe gusht janë grumbulluar rreth 465.000 euro nga mbushjet e pajisjeve elektronike prej shoferëve. Në periudhën e ardhshme do të lëshohet në përdorim edhe post-pejd mënyra e arkëtimit elektronik, që do të duhet ta rrit shfrytëzimin e sistemit të ri.

Përkundër të ardhurave të ulëta në fillim, për inkorporimin e arkëtimit elektronik në pikat e taksës rrugore përgjatë Korridorit 10 është marrë hua prej 18,7 milionë euro. Ndërkohë, shteti është ngarkuar me kredi të re prej 15,3 milionë euro për instalim të sistemit të ri të arkëtimit në Korridorin 8, si dhe për ndërtim të tre pikave të reja për taksës rrugore në autostradat e reja Milladinovci–Shtip dhe Kërçovë–Ohër, implementimi i të cilit duhet të fillojë vjeshtën që vjen.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.