Prokuroria Themelore Publike Shkup sot pasdite përmes njoftimin informon se paditë penale për përgjim të paautorizuar që i dorëzoi LSDM, lideri i partisë, Zoran Zaev, zëvendësja e tij, Radmill Sheqerinska, Stevo Pendarovski, Oliver Spasovski, Tito Petkovski dhe Andrej Zhernovski, “janë marrë në punë”.
“Më pas janë ftuar dorëzuesit e padive penale, një pjesë e tyre janë dëgjuar para prokurorit publik dhe në vijim pritet të ndërmerren veprime tjera që të mblidhen njoftime dhe dëshmi relevante për të vendosur lidhur me paditë penale”- thuhet në njoftim.
Nga Prokuroria gjithashtu informojnë se po ndërmerren masa edhe për regjistrime dhe materiale të publikuara, “për të cilat komentohet se gjoja publikohet nga zbatimi i masave të posaçme hetuese”, por në njoftim nuk saktësohet për cilat regjistrime dhe materiale saktë bëhet fjalë.
A bëhet fjalë për regjistrimet e publikuara nga opozita, regjistrimet nga takimi mes Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit në kabinetin e kryeministrit, që u publikuan në kanalin “Youtube” apo për incizimet nga bisedat mes Lube Boshkovskit dhe personit NN, para zgjedhjeve të vitit 2011, që gjithashtu, u gjetën në rrjetin e internetit.