fbpx

Numri i subjekteve afariste aktive në MV po rritet, vetëm 0.3 përqind e tyre vitin e kaluar kanë pas mbi 250 punonjës

-

Numri i subjekteve afariste aktive në vendin tonë vitin e kaluar ka qenë 75.914, që është një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë, tregojnë të dhënat e reja Enti shtetëror për Statistikë.

Të dhënat për strukturën e subjekteve afariste aktive sipas numrit të të punësuarve tregojnë se pjesa më e madhe prej 80.7 përqind, ose gjithsej 61.265 në numër, kanë subjektet afariste me 1 deri në 9 të punësuar. Vijojnë subjektet afariste pa të punësuar ose subjekte me numër të papërcaktuar të punonjësve (pa të dhëna për punonjësit), të cilët janë gjithsej 7.565, pra 10% e numrit të përgjithshëm të kompanive, shkruan Meta.

Në vendin e tretë janë 3.211 subjekte afariste që punësojnë 10 deri në 19 persona ose 4.2 përqind, e pasojnë ato me 20 deri 49 punonjës, pjesëmarrja e të cilave është 2.237 ose 2.9 përqind e totalit. Me 1.8 përqind pjesëmarrje janë subjektet me 50 deri 249 të punësuar (gjithsej 1,404 ndërmarrje në vitin 2019), ndërsa vetëm 232 subjekte afariste aktive (0.3 përqind) vitin e kaluar në vend kishin mbi 250 të punësuar.

Sipas veprimtarisë, pjesën më të madhe në strukturën e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve e kanë sektorët: tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motoçikletave me 23.140 subjekte ose 30.5 përqind dhe industria prodhuese me 8.362 subjekte ose 11 përqind.

Sektorët me përfaqësimin më të ulët prej vetëm 0.3 përqind janë: energjia elektrike, gazi, avulli dhe klimatizimi, furnizimi me ujë, zhvendosje e ujërave të zeza, administrimi i mbeturinave dhe aktivitetet e rehabilitimit mjedisor, minierat dhe guroret dhe administrimi publik, mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm shoqëror.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.