fbpx

Klorur vinili nga OHIS –i është ende në pritje për t’u derdhur në fuçi të sigurta

-

Rreth 14 ton klorur vinili do të duhet të presin në oborrin e OHIS-it derisa ekspertët nga kompania franceze “Kurium” të arrijnë dhe ta derdhin në mënyrë të sigurt në fuçi të reja dhe transportohet për ta shkatërruar. Kompania “Ecocentar 97”, e cila është përgjegjëse për pastrimin e 11 kimikateve nga OHIS, në kuadër të projektit “Heqja, zhvendosja, shkatërrimi ose neutralizimi i kimikateve” nga SHA OHIS, thonë se është një kimikat i rrezikshme dhe shumë i ndezshme që duhet të trajtohet me kujdes, shkruan Meta.

Kompania thotë se nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të presin që kriza me pandeminë e kovid-19 të përfundojë që të realizohet vizita e ekspertëve nga kompania franceze për të përfunduar transportin e substancave toksike. Ripaketimi i klorur vinilit në fuçi nën presion, ishte planifikuar për në fillim të marsit, dhe transporti për inseneratorin gjerman ishte planifikuar për në mes të muajit. Mbyllja e kufijve për shkak të përhapjes së koronavirusit ka vonuar të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe vizitën e inxhinierëve nga Franca dhe Italia, të cilët duhej të vinin në OHIS dhe të jepnin lejen përfundimtare për pajisjet dhe transportin e sigurt të kimikateve të rrezikshme.

“Që të derdhet klorur vinili duhet të priten ekspertët e kompanisë franceze. Ka shumë pak kompani që kanë përvojë me këtë lloj të mbeturinave të rrezikshme dhe për këtë arsye nuk është e lehtë të gjendet zëvendësim. Nuk është e mundur që projekti të realizohet para normalizimit të situatës, sepse nuk kemi ekspertë që kanë përvojë me këtë lloj procedurash”, informojnë nga “Ekocentar 97”.

Kompania “Kurium” ka një eksperiencë shumë vjeçare në trajtimin dhe transferimin e kimikateve të rrezikshme dhe ka një zgjidhje për ripaketimin e klorur vinilin i cili është mbetje nga e kaluara, si pasojë e punës së OHIS-it. Me rekomandim të ekspertëve, “EkoCentar 97” ka blerë enë nën presion, të specializuara për mbeturina të rrezikshme dhe të përshtatshme për transport ndërkombëtar, në të cilat do të derdhet klorur vinili dhe do të transportohet në destinacionin e tij përfundimtar – inseneratori gjerman, me të cilin tashmë është nënshkruar një marrëveshje trajtimi.

Kloruri vinili është vetëm një nga dhjetëra substanca toksike nga OHIS që për dekada të tëra e kanë rrezikuar shëndetin e banorëve të Shkupit sepse ato janë ruajtur në mënyrë të papërshtashme. Si pjesë e projektit nga viti i kaluar deri në mars të këtij viti, janë transportuar pothuajse 64 tonë kimikate të rrezikshme, të cilat përmbajnë metanol, monomer akrlonitril dhe kimikate të panjohura. Dërgesa e fundit duhej të bëhet më 15 Mars në “Valorek Servisis” në Bazel të Zvicrës, me mbetjet e mbetura prej 4.6 ton iniciatorë dhe 5.2 ton kimikate të panjohura, të paketuara tashmë në fuçi speciale ADR dhe të depozituara në depot e OHIS-it.

Në prill të vitit të kaluar, 81 shishe dhe një kontejner nën presion me klor u riparuan nga një kompani e specializuar në Serbi, ku klori u nxor nga enët me një proces degazifikimi dhe u trajtua në mënyrën e duhur. OHIS-i edhe pas përfundimit të projektit për eksportimin e 11 kimikateve, mbetet një pikë ekologjikisht e nxehtë, derisa të përfundojë pastrimi i katër deponive të lindanit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.