Që ta shihni Shtëpinë e bardhë, nuk është patjetër të shkoni përtej oqeanit, mjafton të udhëtoni në Shkup, kryeqendrën e Maqedonisë, shkruan gazeta holandeze “Del folkskrant” në edicionin e saj më 2 janar të këtij viti, njofton “Nova TV”. Gazeta konstaton se vizitorët e Shkupit nuk e dinë se pamja e godinës është i rrejshme dhe se pas fasadës ka objekt modern i cili daton nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar dhe i cili është ndërtuar me shumë çelik dhe qelq. “De folkskrant” përkujton se “veshja” e re e qeverisë përputhet me planin e pushtetit konservativ që kryeqendrën ta shndërroj në stil klasik. Gazeta gjithashtu shkruan se në Qendër tanimë janë paraqitur godina që ngjajnë me tempujt grek dhe portat triumfale romake dhe se në shesh është ngritur një përmendore gjigante e “Aleksandrit të Madh”. “Për dallim nga Shtëpia e Bardhë në Uashington, “shtëpia e bardhë” e Maqedonisë ka fasadë gipsi. Duket se është çështje kohe kur do të fillojnë të paraqiten çarjet dhe sërish të shihet ndërtesa e neveritshme prej brenda. Me demokracinë maqedonase, faktikisht, asgjë nuk është më ndryshe. Shikuar nga jashtë, në letër ekzistojnë zgjedhjet dhe shteti i mundësin të gjitha liritë, por nëse shikoni nën fasadë, do të shihni një qeveri e cila është e akuzuar për keqpërdorimin e fuqisë gjatë çdo hapi dhe e cila nuk i respekton rregullat demokratike”, shkruan kjo gazetë. “De folkskrant” është gazetë ditore që shitet në 250 mijë ekzemplarë në Holandë ndërsa është themeluar thuajse para 1 shekulli, në vitin 1919-të.
Поврзани написи
LSDM: Me Besën nuk kemi marrëveshje, ngelim të hapur për bashkëpunim
LSDM me kumtesë ka njoftuar se me Lëvizjen Besa nuk kanë arritur marrëveshje rreth disa çështjeve, por se ngelen të hapur për bashkëpunim rreth reformave.
"Ju njoftojmë se në lidhje...
Zaev: Dëshiroj në vitin 2018 të hapet datë për fillimin e bisedimeve me BE-në
Jam i lumtur që sot arritëm mes vete të bisedojmë dhe të vijmë në përfundim se qëndrojnë në linjën e nevojës së qytetarëve tanë për avancimin e bashkëpunimit. Këtu...
Zaev dhe Sela kanë biseduar për çështjet e resorëve në Qeverinë e re
Bisedimet po vijojnë me të gjitha partitë politike dhe besoj që do të fillojmë të flasim edhe për resorët dhe emrat e ministrave, ka deklaruar sot kreu i LSDM-së,...
Нашите вести во вашето сандаче
Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.