Pesë punonjës në MPB përkohësisht janë larguar nga vendet e punës gjegjësisht janë suspenduar, lidhur me incidentet e 27 prill në Kuvend, konfirmojnë për “Meta” nga MPB.
Masa është shqiptuar nga reparti për kontrollin e brendshëm të MPB-së e jo nga grupi i punës i formuar nga ministri Agim Nuhiu për zbardhjen e ngjarjeve në Kuvend, theksojnë nga sektori për marrëdhënie me opinion në MPB.
Të gjithë pesë të suspenduarit nuk do t’i kryejnë obligimet e punës derisa kontrolli i brendshëm nuk e përfundon procedurën e plotë për vërtetimin e përgjegjësisë.