fbpx

Janeva: VMRO DPMNE përmes krimit dhe shantazhit ka qëndruar në pushtet për arsye lukrative

-

Në dhjetë vitet e fundit, partia në pushtet ka keqpërdorur procesin zgjedhor për motive lukrative për të qëndruar në pushtet, ka thënë prokurorja speciale, Katica Janeva në intervistë për “Dojçe Vele”.

“Në shoqërinë e Maqedonisë janë lëkundur vlerat morale. Këtë e pamë nga vet mënyra e sundimit në 10 vitet e fundit dhe këtë e dëgjuam nga bisedat publike (të përgjuara v.j). Më e rëndësishmja është se ka pasur keqpërdorim të procesit zgjedhor për motive lukrative që vet partia në pushtet të ngel në pushtet edhe më tej. Me veprime kriminale ka shantazhuar financuesit dhe personat juridik që të marrin mjete financiare për të vazhduar të qëndrojnë në pushtet”, ka thënë Janeva.

Në pyetjen nëse pret ish kryeministri Nikola Gruevski do të jetë i akuzuar para gjykatës, Janeva thotë se shpreson që kjo të jetë ashtu.

“Ne patjetër duhet t’i ngritim akuzat tona për të cilat kemi dëshmi, por megjithatë ngel vendimi i gjykatës që të merr aktgjykime për akuzim apo lirim. Ne jemi vetëm prokurorë, puna e jonë është vetëm të grumbullojmë dëshmi për veprime të caktuara kriminale për persona të caktuar dhe të dëshmojmë se të gjithë janë të barabartë para ligjeve në Maqedoni”, ka shtuar Janeva.

Janeva shpreh bindjen se PSP si institucion do të vazhdoj me punën e saj deri në hetimin e të gjitha përgjimeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.