Është shumë gabim përpjekja që të inskenohet ndonjë aferë me videon e publikuar për falsifikimin e pasaportave. E qartë është qasja joprofesionale dhe mosnjohja e procesit e atij që përpiqet opinionit t’ia këtë imponojë temë, deklaroi Ministrja e punëve të brendshme Gordana Jankullovska.
Ne si institucion për të gjitha zbulimet ose provat eventuale jemi në dispozicion që hetimet të bëhen deri në fund dhe të shmangen çfarëdolloj dyshimesh, nëse dikush i ka, por nuk besoj se dikush mund të bie pre e asaj historie, por megjithatë ne si institucion jemi të gatshëm me seriozitet t’i hulumtojmë – tha Jankullovska.