fbpx

Manastirasit Jankullovskës ia uruan doktoraturën me transparentin “Urime faljen”

-

 Një grup  të rinjsh mëngjesin e sotëm me aksion gerill ia uruan doktoraturën ish ministres së punëve të brendshme Gordana Jankullovskës.

Me transparentin  “Urime faljen” dy të rinj hynë në ceremoninë solemne të promovimit të doktorëve të shkencave, në rektoratin e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” ku Jankullovska solemnisht u promovua doktor shkencash në Fakultetin  e Sigurisë.

Hyrja e papritur e dy të rinjve i la pa tekst të pranishmit. Pas pesë minutash nga ngjarja, rektori i Universitetit  Sasho Korunovski iu kërkoi falje të pranishmëve.

– Kërkojë falje për incidentin. Me krenari, mund të themi se, çdo kandidat që ka arritur titullin doktor shkencash si shkallë e përgatitjes profesionale, ka kaluar në proces serioz të seleksionimit- tha Korunovski, sërish duke kërkuar ndjesë për incidentin.

dav

Pak kohë pas ngjarjes promotori i Jankullovskës fliste për arritjet e saja në karrierë, sidmos duke theksuar mandatin e saj të ministrisë nga viti 2006- 20015. Ai potencoi se Jankullovska në këtë pjesë të karrierës së saj në emër të Republikës së Maqedonisë  ka firmosur 159 akte juridike.

Sot në universitetin e Manastirit u promovuan 14 doktorë shkencash, ku tre prej tyre në fushën e sigurisë, titullin me të cilin u dekorua edhe Jankullovska. Ajo në promovim ishte në shoqëri të bashkëshortit të saj Vlatko Ilevski.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.