MPJ-ja e Maqedonisë sot dërgoi notë deri në Zyrën për lidhje të Greqisë në Shkup si përgjigje ndaj demarshit të djeshëm verbal nga ana e shefit të Zyrës, ambasadorit Teoharis Lalakos.
“Forcat e sigurisë gjatë incidenteve të djeshme kanë vepruar me përgjegjësi të plotë dhe profesionalizëm ku janë kundër- përgjigjur ndaj tentimeve agresive të një grupi më të madh të emigrantëve që janë përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin maqedonas- grek” thuhet në notën e MPJ-së.
Për evitimin e incidenteve të ngjashme, MPJ ka kërkuar angazhim më të fuqishëm nga autoritetet policore greke, për këmbimin e informacioneve për të shpërndarë protestuesit dhe pengimin e kalimeve ilegale në territorin e Maqedonisë.
Nga Ministria thonë se vendosja e rendit ligjor në zonën kufitare dhe rreth kampit të emigrantëve në Idomeni ka rëndësi thelbësore në pengimin e incidenteve të ardhshme.
Reagimi i MPJ-së maqedonase vjen pas deklaratave të zyrtarëve më të lartë grek që fuqishëm kritikuan Maqedoninë për incidentet në kufi.
Fillimisht presidenti grek Prokopis Pavlopulos tërhoqi vërejtjen se me raportin e dhunshëm ndaj refugjatëve, Maqedonia nuk ka merituar të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s ndërsa kryeministri Aleksis Cipras deklaroi se kjo është “turp i madh për Evropën dhe Maqedoninë”.
Cipras fuqishëm kritikoi Maqedoninë që ka sulmuar refugjatë të paarmatosur, që sipas tij, fare nuk paraqesin rrezik për shtetin dhe dënoi incidentet e dhunshme në kampin në Idomeni.