fbpx

Gruevski: LSDM duhet të mësojë se ministrat dhe kryeministri fitohen në zgjedhje

-

LSDM duhet të mësojë se ministrat dhe kryeministri nxirren fitohen në zgjedhje edhe at me mbështetjen e shumicës nga populli, sepse kjo është esenca e demokracisë- deklaroi sot në Shkup kryeministri Nikolla Gruevski duke u përgjigjur në pyetje nga gazetarët për shkrimet e mediumeve të afërta me opozitën se do të arrihet kompromis për qeveri teknike në të cilën ai nuk do të jetë kryeministri ndërsa do të formohet edhe një komision ekzekutiv, që do të funksionoj si qeveri.

“I ndjek me vëmendje spekulimet që i procedon LSDM dhe mediumet e afërt me ta dhe ndonjëherë çuditem me mënyrën e tyre të plasimit të spekulimit dhe krijimit të ambicieve dhe pritjeve joreale. Mendoj si të përgjigjem. Nëse përgjigjem në mënyrë serioze dikush mund të mendoj se ka diçka të vërtetë në këtë në lidhje me formimin e qeverisë kalimtare ku ministrat dhe kryeministrin do ta zgjedh LSDM. Nëse përgjigjem me buzëqeshje mund të keqkuptohem dhe për këtë do të them se LSDM duhet të mësoj s e ministri dhe kryeministri fitohen në zgjedhje. Deri atëherë, nuk do të kenë mundësi as për ministra, as për qeveri e as për kryeministër sepse nuk e kanë besimin e nevojshëm nga shumica. Kjo është esenca e demokracisë- deklaroi Gruevski.

I pyetur nëse i konsideron si kompromis të mundshëm zgjedhjet e parakohshme eventuale që do të mbaheshin pas Vitit të Ri, kryeministri Gruevski tha se tani për tani diç të tillë nuk planifikojnë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.