fbpx

Dokos: Janë të mundshme presione të tjera për emrin, por jo edhe kthesë dramatike të ngjarjeve

-

Tanos Dokos, njeriu i parë think- thenk i politikës së jashtme ELIAMEP,  parashikon për negociatat për emrin në vitin 2015.

Në kolumnën e tij për “Kateimerini”, Dokos nënvizon se për shkak të ngjarjeve të brendshme politike në Greqi dhe Maqedoni kontesti siç duket do të mbetet në vend.

Dokos, shënon se mund të bëhen edhe kthesa të mundshme, por nuk pret që të njëjtat t’i shkaktojnë  problemi Greqisë.

“ Sa i përket kontestit të emrit me IJRM-në, për shkak të situatës së brendshme politike të të dyjave vendeve  nuk pritet ndonjë ngjarje dramatike. Për zgjidhjen e problemit do të ketë presion më të madh, por me siguri do të jetë presion me të cilin do të mund të ballafaqohemi, të paktën në një të afërme të afërt, sepse nuk shqyrtohet as ndonjë zgjerim urgjent i NATO-s e as përshpejtimi i proceseve të caktuara të BE-së – shkruan Dokos në “Katimerini”.

Në përgjithësi, Dokos vlerëson se Greqia edhe këtë vit do të ketë sfida të mëdha dhe presione për politikën e jashtme, edhe do të pritet, edhe pse është e dobët politikisht për shkak të zgjedhjeve dhe jostabilitetit politik, të reagojë dhe lidhur me çështjet klasike të politikës së jashtme siç është kontesti me emrin, raportet me Turqinë, çështja e Qipros, por dot ë duhet të jetë aktive edhe me problemet e Rusisë dhe krizës ukrainase,vatrat e luftës në Siri, Irak dhe problemet me Libinë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.