fbpx

Ambasadori britanik në Athinë kërkon Maqedonia dhe Greqia të mos i harrojnë bisedimet për emrin

-

Bisedimet për masat e ndërtimit të besimit nuk duhet t’i vendosin nën hije bisedimet për emrin. Ky është qëndrimi i ambasadorit britanik në Athinë, Xhon Kitmer, i cili në intervistë për gazetën “Katimerini” analizon gjendjen ekonomike në Greqi dhe çështjet e politikës së jashtme.

Sipas Kitmer, Britania me interes të madh ndjek paralajmërimin e shefit grek të diplomacisë, Nikos Kozias për prezantimin e listës me masat për ndërtimin e besimit që do ta përforconin besimin mes të dyja palëve.

-Kozias dhe Nikolla Poposki biseduan për mundësinë e miratimit të masave ndërtimin e besimit dhe kjo është pozitive, por nuk duhet të çoj deri në anulimi e bisedimeve themelore gjegjësisht bisedimeve me emrin- thotë Kitmer për “Katimerini”.

Kitmer thekson se edhe pse autoritetet greke konfirmojnë se Greqia është shtet i qëndrueshëm në vend të paqëndrueshëm, megjithatë Greqia vazhdon të ketë çështje bilaterale me shtetet fqinje, si Maqedonia. Sipas ambasadorit britanik, çështja është se çfarë dëshiron të bëj Greqia në lidhje me këtë çështje të hapur për emrin, duke theksuar se zgjidhja e saj do të ndihmoj Greqia të duket si oaza e stabilitetit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.