fbpx

Si e panë qytetin studentët grekë: Me lëmsh në fyt nëpër “Shkupin 2014”

-

Dje në Shkup arriti  një fluks i madh  dhe i papritur i studentëve të rinj grek të cilët zëshëm dhe me shumë kureshtje vizituan dhe kapën çdo pjesë të qendrës së qytetit, s në kuadër të grupit të ekskursionit prej 70 studentësh nga dega e Studimeve ballkanik, sllovene dhe lindore në Universitetin e Selanikut “Makedonia”

Stela Traguda dhe kolegu i saj Stejlos Solemidis pushonin në sheshin, thuajse pranë zonës ndërtimore me baltë. Na shpjegojnë se si vizita e tyre njëditore ka përfshirë, vizitën e qendrës së qytetit, Muzejut të Luftës Maqedonase, ligjërata në Fakultetin Etnologjisë dhe Antropologjisë, biseda me përfaqësuesit e organizatës joqeveritare Qendrën Maqedonase për Edukim Evropian dhe vizitë të Zyrës greke të lidhjeve. Thonë se vizita e Maqedonisë është me qëllim në dorë të parë të njihen me anën tonë për historinë e kontestit të emirit, historinë e ngjarjeve aktuale të politikave, ashtu siç prezantohet tek ne.

– Si student dhe qytetarë akademik na intereson të shohim dhe të dëgjojmë ehe anën tjetër të asaj që thuhet. Nëpërmjet arsimimit tonë në Greqi e dimë anën tonë të historisë dhe donim që nëpërmjet vizitës këtu të shohim se si ju e prezantoni historinë tuaj që të mund të bëjmë krahasim dhe të kemi mendim më të formuar për të gjithë rastin- thotë Stela.

Për të si studente është e të rinjtë mos mbeten të kufizuar dhe gjërat t’i shohin vetëm nga një këndvështrim. Asaj dhe kolegëve të saj skenat e Muzejut të luftës së Maqedonisë ia janë dukur shumë ekstreme, të dhunshme dhe të përgjakshme sidomos nëse muzeun e vizitojnë të rinjtë dhe nxënësit.

Shkupi i ka lënë përshtypje pozitive të një qytetit dinamik dhe të zhvilluat. Stela këtu është për herë të dytë, pas vizitës  së saj të parë në vitin 2010. Se si duket qyteti tani i pëlqen më shumë sesa që është dukur më parë.

– Shoh që keni progres të madh, është pasurar me përmendore, të lë përshtypjen se do të ketë zhvillim të mëtutjeshëm. Siç duket tani është shiumë më mirë nga ajo që dukej të paktën nga aspekti vizuale, sepse e shoh se si është shoqëria dhe si shtë jeta. Atë që shohë është se ka progres të fuqishëm dhe përforcim të mënyrës se si prezantohet dhe promovohet si kryeqendër- thekson ajo.

Biseda ngadalë shkon në kahje të përmendoreve të ndërtuara të cilat derisa bisedojmë gjenden pranë nesh. Steljos Solemidis  thotë se edhe pos përshtypjeve pozitive “Shkupi 2014” të mbledh një lëmsh në fyt.

– Nuk dua të gjykoj sepse nuk jam pjesë e qytetit, por për mua i gjithë projekti me përmendore, godina, eksponatet e muzeve janë të stërngarkuar. Duket sikur është bërë punë e mirë për zhvillimin e qytetit, Shkupi është qytet i gjallë, njerëzit janë të mirë, ka dinamikë. Megjithatë, pa u përpjekur të jem kritik, nuk di se sa është e mençur zhvillimi i shtetit të fokusohet kaq shumë në promovim turistik të ndërtesave dhe përmendoreve në qendër-komenton Stelios.

– Duke iu kthyer gjithë vizitës të Shkupit, ai thotë se ndoshta do ishte më mirë të investohej në sektorë të tjerë kyç.-Gjatë bisedës pas ligjëratës në Shën Kiril dhe Metodi dëgjuam se punojnë me fonde dhe financa tejet të vogla, dhe nga ajo që na prezantuan ishte e qartë se bëjnë hulumtime cilësore dhe interesante. Ndoshta do ishte më mirë të investohej aty se sa të shkohet në promovim të atyre elementeve që i shohim në qendër-nënvizoi ai.

– Ajo që për ata është problem është se projekti thellon hendekun në mosmarrëveshjes dhe zëshëm i thekson dallimet dhe problemin në periudhën kur duhet të punohet në tejkalimin e kontestit.

-Qeveritë ngrenë istikame, mure mes nesh, që krijon një pasqyrë negative. Edhe pse lidhjet në mes popujve janë të mira, gjithnjë ekziston një tendencë të potencohet negativja dhe e keqja dhe të pengohet çdo përpjekje që të krijohet klimë e mirë-komenton Stela, me dozë pesimizmi

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.