fbpx

Shefi i diplomacisë gjermane, Gabriel kërkon Ivanovi të shqyrtoj edhe njëherë vendimin

-

Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel deklaroi se është i shqetësuar nga gjendja në vend dhe kërkon Ivanovi të shqyrtojë vendimin.

“Përkeqësimi i gjendjes së brendshme politike në Maqedoni është shqetësues. Stagnimi i brendshëm politik kërcënon ngecjen e procesit drejt BE-së”, deklaroi Gabriel gjatë vizitës në Ukrainë.

Ai në deklaratën e tij kreun e LSDM-së, Zaevin e quan “lideri i deritanishëm i opozitës”.

““Presidenti Ivanov refuzoi që t’ia japë mandatin për Qeveri, liderit të deritanishëm të opozitës, edhe pse pas tij mblodhi shumicë parlamentare. Ajo është kundër parimeve demokratike dhe vlerave evropiane, ndaj së cilave obligohet vendi. Presidenti Ivanov duhet ta rishqyrtojë vendimin dhe ta korrigjojë në interes të qytetarëve të vendit. Gjermania u jep mbështetje porosive të qartë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini, të cilat ua tha dje partive politike në vend dhe shoqërisë civile. Kërkesa ime deri te të gjithë në Shkup është që të gjithë të kenë përgjegjësi dhe të veprojnë me përgjegjësi edhe në këtë situatë të ndezur brendapolitike, retorika e tyre të jetë e matur dhe të bëjnë gjithçka që të mos i dëmtojnë grupet etnike” ka thënë Gabriel.

Ai shprehi keqardhje që kontesti për emrin ende s’është zgjedhur dhe porositi se nevojitet afrim urgjente drejt kërkimit të zgjidhjes.

“Hapur përshëndesim afrimin e mëtutjeshëm të vendit drejt BE-së dhe na vjen keq që çështja e pazgjidhur për emrin me vite pengon avancimin e shpejtë për afrimin e euro- integrimeve. Me siguri edhe kjo në masë të duhur kontribuoi për përkeqësimin aktual të situatës. Lidhur me këtë çështje, duhet menjëherë të vendoset dinamikë”, tha Gabriel.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.